BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Aktualitet

Idajet Beqiri nxjerr "zbuluar" Ilir Metën

Idajet Beqiri nxjerr "zbuluar" Ilir Metën

Juristi Idajet Beqiri tha se Meta nuk përfaqëson më vullnetin e popullit, ndërsa shtoi se përsa i përket politikës së jashtme, ai nuk ka asnjë funksion. Sipas tij, presidenti vetëm noterizon ambasadorët.

Për Beqirin, "Një president republike që thotë po u vodh një votë unë do t'i pres dorën, te sheshi "Skënderbej", ai shkel Kushtetutën e vendit, me të dyja këmbët."

"Ilir Meta vullnetin e popullit nuk e përfaqëson më sepse deklaratat e tij kanë qenë të tilla që bien ndesh me vullnetin e popullit. Një president republike që thotë po u vodh një votë unë do t'i pres dorën, te sheshi "Skënderbej", ai shkel Kushtetutën e vendit, me të dyja këmbët. Nuk lejohet vetëgjyqësia, e jo më ta bëjë presidenti.Nga ana ligjore është e kopsitur shumë mirë sepse kemi të bëjmë me një president që ka humbur kryesoren e kryesores. Nuk thuhet kot mosha e presidentit, 40 vjeç e lart, thuhet që të mos bjerë në nivelin e një rrugaçi rruge. Meta nuk ka asnjë funksion në politikën e jashtme, është vetëm noter që noterizon ambasadorët. Në raport me SHBA-në, ata e shohin si kryetar shteti dhe kur kryetari i shtetit ka qëndrime të tilla, poshtëruese ndaj SHBA-së është e rëndë", tha Beqiri i ftuar në "Shqip".

Më të lexuarat