BREAKING NEWS

70-vjeçari Hidhet nga 40 m lartësi në Gjirokastër (EMRI)

x

Aktualitet

Ikin ditët e freskëta, temperaturat nesër do të shënojnë rekord në Shqipëri

Ditëve të freskëta, ku temperaturat nuk i kaluan 30 gradët, duket se iu erdhi fundi.Duke filluar nga e marta i nxehti përvëlues do të rikthehet në Shqipëri, ndërsa temperaturat do të arrijnë deri në 38 gradë.

Sinoptikanët paralajmëruan se vala e të nxehtit afrikan, kulmi i të cilit do të jetë të mërkurën ku temperatura pritet të shkojnë deri në 40 gradë, do të zgjasë deri në fundjavë.
Siç duket, ditët e para të gushtit do të jenë përvëluese, ndërsa gjysma e dytë e këtij muaji do të sjellë sërish një ulje temperaturash, të cilat do të shkojnë deri në 32-33 gradë.
 
Në një intervistë për Tv Klan, një metereologe tha:
 
Shqipëria ndodhet në periferi të valës së të nxehtit afrikan. Vlerat od të jenë në rreth 38 gradë deri në 40 gradë celcius. I nxehti pritet që të zgjasë 5 deri në 6 ditë, pastaj do të kemi një shkëputje vale. Parashikohet që pas kësaj shkëputje, në fillim të gushtit do të ketë një rritje të temperaturave”