BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

IKMT prish 9 ndërtime në Jalë, policia shoqëron në komisariat 7 persona

IKMT prish 9 ndërtime në Jalë, policia shoqëron në

Një aksion i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për shembjen e nëntë objekteve të ndërtuara pranë zonës së Jalës, është shoqëruar me përplasje të fortë mes punonjësve të policisë dhe pronarëve të ndërtesave. Vendimi për shembjen e ndërtesave buzë detit erdhi pasi ALUIZNI refuzoi legalizimin e tyre me pretendimin se janë vendosur brenda tokës që është në pronësi të Shtëpisë së Pushimeve të Ushtarakëve në Jalë. Por, nga ana tjetër banorët pretendojnë se, kanë ndërtuar në tokën e tyre prej shumë vitesh ndërsa e konsiderojnë pretendimin e ALUIZN-it në alibi për shembjen e ndërtesave. Përveç kësaj, sipas tyre shembja po bëhet në një kohë kur procesi gjyqësor është ende në vijim dhe drejtësia nuk ka thënë fjalën e fundit. Në momentin e shembjes së ndërtesave, banorët e prekur tentuan të ndalojnë fadromat e IKMT-së por hasën në rezistencën e forcave të policisë. Gjatë përleshjeve, forcat e policisë bënë shoqërimin e të paktën shtatë personave, mes të cilëve dhe një vajzë 14 vjeçe. Nga këta, katër persona, Fotaq Bala, Andrea Bala, Marko Bala dhe 14-vjeçarja Andreana Bala, të katër pjesë e një familjeje, vazhdojnë të mbahen ende në polici. Aksioni i IKMT-së u shoqërua nga më shumë se 100 forca të policisë, ku merrnin pjesë dhe forca të FNSH-së në Fier. Gjatë ndërhyrjes, i pranishëm ishin dhe dy deputetë të Partisë Demokratike për Qarkun e Vlorës, Agron Shehaj dhe Nada Mecorapaj. Madje Shehaj pati një përplasje të fortë me kryeinspektorin e IKMT-së së Vlorës, Fatmir Meta.

Përplasja Shehaj-Meta

Për të ndjekur prishjen e ndërtesave dhe për të parë nga afër situatën e prishjes së ndërtesave në Jalë, ka shkuar dhe deputeti i PD-së, Agron Shehaj. Por vajtja e deputetit atje ka nxehur situatën ku ka pasur një Përplasje dhe sherr mes deputetit të PD-së, Agron Shehaj dhe kryeinspektorit të IKMT Fatmir Meta. Deputeti I PD-së ka mbërritur në Jalë së bashku me deputeten tjetër Nada Mecorapaj, menjëherë pas përplasjeve të banorëve me forcat e policisë. Deputeti Shehaj dhe Meta i janë drejtuar njëri-tjetrit me fjalët Hajdut,ndërsa konfrontimi rrezikoj të shkonte deri në përplasje fizike mes tyre. “Jeni veç hajdut asgjë tjetër,vini këtu për të përfituar nga lekët e banorëve,vini këtu vetëm për paratë, jeni vetëm hajdutë asgjë më shumë se kaq”, i është drejtuar deputeti Shehaj kryeinspektorit. Hajdut je ti, brez pas brezi,vini këtu vetëm për politikë, mos më trego mua hajdutin. Ju që e keni katandisur këtë vend, pikërisht në këtë gjendje. Ne kemi një vendim për të zbatuar dhe banorët janë lajmëruar”, ka replikuar kryeinspektori Meta. Shehaj dhe Meta i drejtohen vazhdimisht njëri-tjetrit me fjalët hajdut, ndërsa përplasja mes tyre arrin deri në kufijtë e konfrontimit fizik.

Banorët: Nuk u lajmëruam për aksionin

Banorët deklaruan se nuk janë njoftuar për aksionin e IKMT, madje janë nxjerrë me dhunë nga godinat, duke mos arritur të marrin dot asgjë, as sendet e tyre vetjake. “Siç e patë, ne si familje kemi kaq ditë që jemi çorientuar. Këtu është korrupsion i madh, duan rërën, duan dhe malin. Duan të na heqin objektet që kemi 30 vite si familje. Duan të na asgjësojnë krejtësisht. Po na prishin objektet bashkë me mallrat që kemi brenda. Sot jemi midis rrugëve. Fëmijët tanë s’kanë ku të venë. Të 6 objektet këtu janë shtëpi banimi, të pajisur me dokumente. S’kemi marrë njoftim. Duam të na sjellin urdhrin me shkrim. Në orën 07:30 kanë sjellë tërë këto forca sigurie, kam bërë një gabim në jetën time: I dhashë 300 vota Edi Ramës që më ka mashtruar”, u shpreh i moshuari i familjes Bala. Përveç kësaj, banorët shtojnë se kanë ankimuar vendimin e ALUIZNI-t në gjykatë dhe ende nuk ka një vendim përfundimtar. “Kemi ankimuar vendimin në Gjykatë. Ata pretendojnë se kemi ndërtuar në pronën e SHPU-së. Kemi dokumente shtetërorë që tregojnë se ata janë mbivendosur. Jemi pronarë që nga ’92-shi. Kemi dokumentet, kemi 30 vite këtu. Në vitin 2016 na pa ministria e Mbrojtjes këtu? Ku i gjeti 45 mijë metra katrorë policia. Po na hedhin gjërat në tokë. S’kemi bërë krim, kemi bërë si gjithë shqiptarët. Na kanë kërkuar madje edhe lekë, fillimisht na kërkuan 170 milion lekë dhe pak kohë më vonë rreth 120 milion lekë, me qëllim që të përshpejtonin çështjen e legalizimit. Edhe këto duhet t’i dinë, prandaj po na vjedhin. Këto bëhen që Edi Rama t’ua japë miqve të tij oligarkë dhe e dinë gjithë shqiptarët se kush po përfiton në Jalë”, shprehet një prej banorëve që iu shemb prona.

Elvis Myrta