BREAKING NEWS

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del me mesazhin frymëzues dhe shpresëdhënës (Videoja që po bën xhiron e rrjetit)

Pasojat e mëdha të Covid-19 në botë, Robert Kennedy Jr del
x

Aktualitet

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok Çupi lëshon ‘bombën’: Presidentit t’i hiqet …

‘Ilir Meta kërcënon kryeministrin me vrasje’, Frrok

Kur jemi pak muaj larg zgjedhjeve të ardhshme në rang vendi, partitë politike duket se kanë nisur të vendosen në lëvizje.

Nga njëra anë është Partia Socialiste me në krye Edi Ramën, e cila kërkon të sigurojë një mandat të tretë qeverisës dhe nga krahu tjetër gjendet Partia Demokratike dhe aleatët që kërkojnë të vijnë në pushtet. Mirëpo, duket se deri më tani situata politike është në një ngërç, pasi partitë politike duken larg një marrëveshje që do të siguronte zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe Këshilli Politik, nuk po prodhon asnjë rezultat.

Analisti Frrok Çupi ka treguar se çfarë hapash duhet të ndërmerren për t’iu afruar një demokracie të konsoliduar dhe të shëndoshë. Ndërsa ai u shpreh se Presidentit Meta, i duhet t’i hiqet e drejta e votës, pasi sipas analistit ai është një person që ka kryer një sërë aktesh korruptive.

‘Duhet të kemi senat. Askush nuk po diskuton për vlerat e demokracisë, po diskutojnë vetëm sa marr prej teje dhe sa më jep. E dyta, duhej diskutuar se fajtorët që përfliten gjatë gjithë kohës në publik, për vjedhje të mëdha, për krime të mëdha, prej 30 vjetësh, si duhet ndaluar që të votoheshin.’

Më tej analisti shtoi:

‘Votuesi normal sipas përcaktimit filozofik të kohës, populli nuk janë të gjithë banorët. Për këtë gjë thash se duhen kode të guximshme, maxhoritare. Populli nuk është numri i tërë banorëve, populli është numri i banorëve të mirë. Tani a do të shkojnë këto njerëz në votime. Populli do të thotë të mbajë aspirata pozitive për të ardhmen e kombit. Sepse hajdutët, dembelët, të papunët, grindavecët, nuk mund të konsiderohen vlera që të bëjnë votën time dhe tënden.

Mazhoranca ishte totale, ishte e fuqishme,por për fat të keq këto katër vite nuk e plotësojë detyrimin e saj. Detyra e mazhorancës ishte të bënte politika jo popullore. Nëse preket Kushtetuta, duhet të bërë ndryshime shumë rrënjësore. Ndryshimet janë që Shqipërisë t’i vijnë vlerat dhe jo t’i vijnë njerëzit pa vlerë në parlament, në institute etj. Dhe të jetë e thjeshtë, njerëzit e akuzuar për vrasje, korrupsion e tjerë e tjerë, të çmontoheshin menjëherë prej sistemit shtetëror parlamentar. Edhe ndryshimet e reja në Kushtetutë nuk i garantojnë. Kushtetuta jonë nuk është as në gjendje të kushtetutave të vjetra, kur një zjarrvënës ose një kriminel e ndalonin jo vetëm të vinte në politikë, por edhe t;i ndalohet emri në media. Për mua personalisht Ilir Meta nuk duhet ta ketë të drejtën e votës. Ilir Meta kërcënon kryeministrin për vrasje, domethënë kërcënon veten për vrasje, ka rekorde të rënda të korrupsionit.

Ai nuk është qytetar i thjeshtë që të provohet. Ai qëndron në majë të piramidës dhe thotë që unë do të bëhem Avni Rustemi, do të vras kryeministrin që është armiku im i brendshëm, do të vetëvritem. Unë ju thash nëse mazhoranca nuk arriti të bëhet e vërtetë, të bëhemi ne gazetarët një mazhorancë e vërtetë për të përfaqësuar forcën e demokracisë dhe të ligjit.’-tha Çupi i ftuar në emisionin ‘Top Talk’.