BREAKING NEWS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu socialist transformon ekipin, pakënaqësitë largojnë figura të njohura të PS

Rama përzë nga lista 40 për qind të deputetëve, kreu
x

Aktualitet

“Imuniteti thyhet dhe ka komplikacione të rënda”/ Mjeku Arjan Mezini tregon cilët janë ditët ‘problematike’ të një pacienti me Covid-19

“Imuniteti thyhet dhe ka komplikacione të rënda”/ Mjeku

Mjeku penumolog Arjan Mezini thotë se për pacientët me Covid-19 ditët problematike, janë ditët 8 deri në 12. Sipas tij, gjatë këtyre ditëve imuniteti thyhet dhe pacienti ka komplikacione të rënda.

“Zakonisht dita më problematike është dita e 8-12. Ky është momenti kur imuniteti thyhet dhe pacienti ka komplikacione më të rënda”, u shpreh në Abc Neës mjeku Mezini, ndërsa tregoi dhe se ku gabojnë mjekët që merren me trajtimin e pacientëve të prekur.

“Gabimi që po bëjmë ne është që ditën e parë pavarësisht shenjat që ka pacienti, fillohet me një terapi agresive, fillohet me antibiotik që është e panevojshme. Antibiotiku fillon kur ka pneumoni. Fillohet me terapi që ditën e parë me antibiotikë dhe deksametazon. Ky përdoret për pacientë në gjendje të rëndë, dhe fillohet në ditën e 7 nëse pacienti ka mungesë oksigjeni”, u shpreh ai.