BREAKING NEWS

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni zonat më të nxehta nga Covid-19

Shqipëria në 24 orët e fundit: 835 raste të reja, zbuloni
x

Aktualitet

Imunitetin ndaj koronavirusit, imunologu Sulçebe tregon arsyen pse nuk duhet të shqetësohemi

Imunitetin ndaj koronavirusit, imunologu Sulçebe tregon arsyen pse nuk

Imuniteti i masës ndaj koronavirusit në vendin tonë duhet të arrijë nivelin 60%. Aktualisht Tirana është kryeqyteti që ka arritur nivelin 20%, pra 20% e qytetarëve të Tiranës kanë arritur imunitet ndaj koronavirusit, ndërsa në rast vnedi shifrat janë më të ulëta, tek 10 përqindëshi.

Këtë sqaroi sot imunologu Sulçebe, ku megjithatë qetësoi qytetarët lidhur me shqetësimin nëse imuniteti ndaj virusit nuk zgjat: Pra nëse një person që ka kaluar Covid nuk i zgjat periudha e imunitetit.

“Imuniteti është në varësi të intensitetit të kalimit të sëmundjes. Për shembull imuniteti ndaj SARS dhe MERS është afatgjatë, janë gjetur edhe mbas shumë vitesh antitrupa në këto individë. Mendohet se imuniteti edhe këtu do të jetë i ngjashëm pra do të ketë një zgjatje mbas një, dy apo dhe më tepër vjet padyshim. Pra duhet të jemi të qetë që mbas kalimit të këtij infeksioni ne kemi imunitet pra jemi të mbrojtur nga reinfektimet e mëtejshme”.-tha ai.