BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Inaugurohen dy shkollat “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri”, Veliaj jep lajmin e mirë: Ky vit do hyjë në historinë e Tiranës, hapim 10 shkolla në një sezon shkollor

Inaugurohen dy shkollat “Vaçe Zela” dhe “Kristo

Kryetari Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj së bashku me zëvendës/kryeministrin, Arben Ahmetaj inauguruan dy institucionet e reja arsimore në kryeqytet, shkollën e mesme “Kristo Frashëri” dhe shkollën 9-vjeçare “Vaçe Zela” në Don Bosko, të cilat do t’i japin fund mësimit me dy turne për nxënësit në atë zonë.

Teksa u uroi suksese të gjithë nxënësve që sot filluan shkollën, Veliaj tha: “Është një nga vitet që do të hyjnë në historinë e Tiranës, pasi më parë nuk janë hapur kurrë 10 shkolla në një sezon shkollor.” Ndërsa shkollën e re “Vaçe Zela”, ai e cilësoi si më modernen në Ballkan.

Kryebashkiaku ftoi edhe prindërit që të kontribuojnë dhe të kujdesen që shkollat e reja të ruhen dhe të mbahen pastër, duke mos u dëmtuar.

“Kjo është një hapësirë ku duam të ndryshojmë mentalitet dhe duhet të jemi ortakë me qytetarët, ttë jemi aksionerë të përbashkët me fëmijët me këtë investim. Nuk jemi këtu vetëm për t’i mbajtur 6-7 orë nxënësit, por duam që dhe në orët e tjera të mbetura ne të rrethohemi me kulturë. Një makinë mund të lahet dhe brenda në parkim, nuk ka nevojë të zaptohet i gjithë trotuari para shkollës. Kjo ndërtesë është vetëm fillimi i një pune që do të vazhdojë me vite e vite tek brezi i shqiptarëve që do të rriten si “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri”, të kenë një mundësi që të themi ua plotësuam kushtet që të bëheshin të mëdhenj që kur ishin të vegjël”, sqaroi Veliaj.

Zëvendës/kryeministri Ahmetaj, u shpreh se shkollat e reja përfaqësojnë edhe filozofinë e re të qeverisë dhe të Bashkisë së Tiranës për t’i dhënë brezit të ri ambiente moderne akademike.

“Shumëkush që e sheh i duket si një ndërtesë moderne, kampus universitar. Por nuk është kampus universitar. Në fakt janë dy shkolla, një shkollë 9-vjeçare dhe një shkollë e mesme. Është filozofia moderne e qeverisë shqiptare, e Erionit, për t’i dhënë brezit të ri dhe brezit të ardhshëm ambiente dhe filozofi moderne akademike. Ndërkohë dua t’i kthehem gjithashtu momentit të parë, kur e filluam këtë punë sëbashku Erion në 2017-n. U turrën të gjithë për t’i hedhur baltë. Sot kemi frytet e punës që do t’i gëzojë shoqëria , do t’i gëzojnë fëmijët, do t’i gëzojnë prindërit duke ardhur, duke mësuar më shumë, më mirë sigurisht do t’i shijojnë dhe mësuesit”, nënvizoi Ahmetaj.