BREAKING NEWS

MSH informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Ulet numri i viktimave, mbi 400 raste të reja

MSH informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Ulet numri i
x
BREAKING NEWS

Monika Kryemadhi merr goditjen/ Prangoset ish- kandidati për deputet i LSI në zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë. Emri

Monika Kryemadhi merr goditjen/ Prangoset ish- kandidati për deputet i LSI
x
BREAKING NEWS

Pushimet u kthyen në tragjedi/ Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 4 turistëve rusë në Qerret, kamerat zbulojnë gjithçka, ja lëvizjet në hotelin luksoz. Ambasada ruse merr vendimin e menjëhershëm

Pushimet u kthyen në tragjedi/ Zbardhen detaje të reja nga vdekja e 4
x
BREAKING NEWS

“Kjo është bomba”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat që implikojnë politikanët e njohur dhe del me paralajmërimin e fortë: Ja si po i detyron Berisha që t’i rrinë rrotull!

“Kjo është bomba”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Trafikim të miturish dhe prostitucion/ Policia e Tiranës sekuestron pasurinë marramendëse të dy vëllezërve me rrezikshmëri të lartë në Tiranë. Zbardhen akuzat e rënda

Trafikim të miturish dhe prostitucion/ Policia e Tiranës sekuestron
x
BREAKING NEWS

Zbardhen të tjera detaje të reja për ngjarjen tronditëse/ Çfarë ka ndodhur në dhomën e saunës ku po qëndronin 4 turistët që u gjetën të vdekur në Qerret, shoqërohen në polici e gjithë stafi

Zbardhen të tjera detaje të reja për ngjarjen tronditëse/
x
BREAKING NEWS

SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe paralajmëron sekuestrim të pasurive sipas vendimit të Biden

SHBA e vendosur për Berishën, nuk pranon negociata dhe
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Astir, nënë e bir hidhen nga kati i tretë për t’u shpëtuar flakëve! Vdes e ëma. Zbardhen dyshimet e rënda

E rëndë/ Apartamenti përfshihet nga flakët në Astir,
x

Aktualitet

Incidente dhe tensione të larta në Malin e Zi/ Reagon menjëherë Presidenca e Kosovës: S’ka hequr dorë nga veprimet luftënxitëse

Incidente dhe tensione të larta në Malin e Zi/ Reagon

Kisha Ortodokse Serbe nuk ka hequr dorë nga “diskursi i regjimit të Millosheviqit” e as nga “veprimet luftënxitëse të viteve të 90-ta”, tha Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në një reagim për ngjarjet e fundjavës në Mal të Zi.

Të dielën, në qytetin e Cetinës është shuguruar kreu i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije. Ngjarja ka shkaktuar incidente dhe tensione të larta midis malazezëve dhe serbëve të këtij vendi.

Cetina është qendra kulturore dhe historike e Malit të Zi dhe simbol i identitetit shpirtëror dhe shtetëror për malazezët, por, në të njëjtën kohë, qyteti është seli e Mitropolisë së Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Gjatë ceremonisë së shugurimit të Joanikijes janë dëgjuar edhe këngë nacionaliste për Kosovën.

Në një reagim dërguar Radios Evropa e Lirë, Kupina tha se “këndimi i këngëve me motive nacional-shoviniste, me thirrje të hapur kundrejt Kosovës, është një praktikë e hershme, por që ka marrë fund më 1999”.

“Është paradoksale që në shekullin XXI, Kisha Ortodokse Serbe ende propagon ide serbomëdha të politikës së vjetër të Beogradit”.

“Republika e Kosovës është shtet i pavarur, i njohur ndërkombëtarisht që e ka ushtrinë e vet dhe institucionet e tjera të sigurisë”, tha mes tjerash Kupina.

Ndaj ngjarjeve në Mal të Zi ka reaguar edhe komuniteti ndërkombëtar, duke bërë thirrje për qetësi dhe përmbajtje./REL