BREAKING NEWS

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa raste të reja kemi në 24 orët e fundit

Ministria del me bilancin zyrtar/ Si u zgjerua harta e koronavirusit, ja sa
x

Aktualitet

Incidenti gjatë konferencës së presidentit Thaçi, policia jep detaje për ndalimin e aktivistit të Vetëvendosjes

Incidenti gjatë konferencës së presidentit Thaçi, policia

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth ndalimit të një aktivisti të Lëvizjes Vetëvendosje, një ditë më parë, gjatë konferencës për mediat të presidentit Thaçi.

Policia njofton se aktivisti është ndaluar për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Referuar rastit të ndodhur me 03.06.2020 afër Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku është ndaluar një person për ‘prishje të rendit dhe qetësisë publike’, Policia e Kosovës lidhur me këtë rast i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve ligjore që ka”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se personi është shoqëruar në komisariat dhe i është ofruar trajtimi mjekësor si dhe sipas detyrës zyrtare i është caktuar avokati mbrojtës.

“Njëkohësisht lidhur me veprimet e zyrtarëve policorë, sipas dispozitave të parapara ligjore është informuar Inspektorati Policor, për trajtim dhe kompetencë të mëtejme të rastit.
Policia e Kosovës bashkëpunon ngushtë me institucionet e drejtësisë dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe mbetet e përkushtuar në respektimin e të drejtave të njeriut në zbatim të detyrave dhe autorizimeve ligjore”, bëhet e ditur në njoftim./Telegrafi/