BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Aktualitet

Incidenti në Himarë, flet pushuesi dhe tregon detajet shokuese nga përplasja me pronarët e hotelit: Na u rrezikua jeta! Pjesa e tmerrshme e kësaj historie ishte vajza!

Incidenti në Himarë, flet pushuesi dhe tregon detajet shokuese nga

Një incident i pakëndshëm ndodhi dje në Livadh mes një çifti pushuesish dhe pronarëve të një hoteli.

Visari, babai i një vajze 6 vjeçe, e cila ishte e pranishme gjatë sherrit tregon gjithçka për gazetarin Enrik Mehmeti, që nga prenotimi deri tek largimi dhe debati. Ai thotë se pjesa më e tmerrshme, ishte pikërisht prania e vajzës sw tyre 6-vejccare, e cila ishte trembur dhe se ishin ndjerë disa herë të kërcënuar dhe rrezikuar për jetën.

Përshëndetje Visar, ke qenë pjesë e një konflikti në zonën e Livadhit, çfarë ndodhi?

Këto ndodhi nuk duhet të ndikojnë në asnjë mënyrë në biznesin e zonës sepse ai biznes ka aktivitet shumë dinjitoz, me shërbim shumë të mirë për turizmin shqiptar dhe i sugjeroj të gjithëve të vizitojnë Jugun pavarësisht ngjarjeve të tilla që janë aspak të këndshme për këdo.

Për sa i përket konfliktit që lindi me zonën dhe disa zotërinj të panjohur, nuk besoj se ka pasur arsye që të ndodhte kjo gjë, por edhe sikur të kishte arsye ekzistojnë disa rregulla në një shoqëri normale për zonjën të zgjidhë pretendimet e saj. Të shtrihesh në mes të rrugës, t’i hidhesh mbi kofano, apo të tentosh t’i rrëmbesh tjetrit celularin duke terrorizuar një familje e cila ka shkuar për të kaluar dy ditë pushime nuk besoj që është zgjidhja që i duhej kësaj zonje.

Çfarë ka ndodhur atë ditë?

Ne kemi prenotuar për dy ditë dhe shkuam një ditë më parë, me gruan dhe vajzën 6 vjeçe. Zonja pretendonte që ne kemi hedhur bebelinat, dikush t’i shpjegojë që fëmijët 6 vjeç e sipër nuk besoj se përdorin bebelina. Zonja me manovrat e saj të rrezikshme, duke më prerë rrugën, sepse zonja e ka habitatin e saj natyror aty…

Ju kishit prenotuar për të sa ditë?

Ne kemi prenotuar për të premte dhe të shtunë dhe kemi shkuar që të enjten në orën 18:00. I kemi thënë zonjës e cila komunikonte në Instagram, nëse ishte e mundur të akomodoheshim ditën e enjte, kemi marrë një përgjigje pozitive për këtë kërkesë dhe jemi akomoduar, rreth orës 06:00-7:00 pasi kemi përfunduar plazhin në Himarë. Kemi ndenjur në një plazh të Livadhit dhe më pas jemi larguar për në hotel. Kemi ndenjur dy net siç e kishim planifikuar, edhe pse kushtet nuk na favorizonin, kemi ndenjur gjithsesi aq sa kishim planifikuar për të ndenjur. Të shtunën në mëngjes do largoheshim për të ikur dy ditë në Sarandë, në shtëpinë tonë. Kur i thamë zonjës që do largohemi, na tha pse do largoheni, ju duhet të rrini dhe të shtunën. I thamë që nuk mund të rrimë, se zonja pretendonte se ka folur me mua verbalisht, ndërkohë që unë isha duke folur me një mikun tim në telefon brenda në makinë, me xhamin e mbyllur para objektit të saj. Në orën 09:00 të mëngjesit jemi larguar.

Ajo pretendon se duhet të paguani dhe të shtunën për të dielën?

Zonja pretendonte që t’i paguanim dhe të shtunën edhe pse nuk do rrinim në hotel.

Ju jeni larguar se ka ndodhur diçka?

Jo jemi larguar se ashtu e kishim planifikuar. Kishte disa probleme që nuk dua t’i vë në dukje fare, por pasi zonja pretendoi që ne të paguanim dhe të shtunën, ia vura në dijeni se cilat ishin problemet, të cilat edhe sikur ne të kishim dëshirë të rrinim nuk mund të qëndronim më në atë ambient. Jemi larguar dhe kemi vazhduar rrugën për në Sarandë dhe në hyrje të qytetit të Himarës.

Ju keni paguar për dy ditët e qëndrimit?

Po, po, shumë ishte rreth 148 mijë lekë të vjetra dhe i kam thënë time shoqe të paguante 15 mijë lekë të reja. Kemi bërë pagesën dhe jemi larguar. Zonjës nuk i punonte recepsioni, as kur kemi shkuar dhe as kur kemi ikur. Nuk kemi as check in

Kur ndodhi pjesa e debatit?

Kjo ngjarje është shumë e frikshme. Pjesa e tmerrshme e kësaj historie është fëmija e vogël. Nëse do isha vetëm me bashkëshorten do e merrja hajt se këto janë pushimet, iku dhe mund ta linim gjithë historinë me kaq. Pjesa e tmerrshme është fëmija, nuk kanë pse të vuajnë pasojat e disa personave që nuk kanë bagazh për të menaxhuar një biznes, i cili duhet të të mirëpresë, të të shërbejë për ato kushte që po paguan. Zonja pretendonte se dhe me wi-fi po na ndihmonte, ne kemi paguar për ato shërbime. Ne kemi paguar për një shërbim normal. E kemi pasur të programuar për t’u larguar ditën e shtunë. Edhe gjithsesi për arsye të cilat janë të ditura tashmë, ne nuk do qëndronim gjithsesi. Edhe sikur kushtet të ishin të mira, ne e kishim të programuar që dy net do qëndronim në Livadhë.

Si nisi ngjarja?

Zonja na ka bllokuar rrugën. Ngjarja filloi 200 metër para se të bëja atë filmim. Isha duke lëvizur në drejtim të Himarës dhe në një moment shikoj një mjet që tenton të më bllokojë rrugën, të më hyjë përpara makinës. I shmangem në krah të djathtë dhe i them çfarë po bën. Zonja vazhdonte të më ndiqte nga mbrapa duke bërtitur dhe duke i rënë borisë. Në një moment mendova se ishte dikush që kishte nevojë për ndihmë dhe duhet ta lija të më parakalonte. Ndërkohë që e lë të më parakalojë, zonja shkon njëherë djathtas, njëherë majtas duke më vënë në rrezik jetën e familjes sime. Ndaloj për të mos krijuar ndonjë përplasje dhe zonja ndalon makinën skiç në mes të rrugës, del nga makina dhe filloi skenat për të cilën pak sekonda më pas i them time shoqe të regjistronte. Duke thërritur dhe tre persona të tjerë, një me motor që nuk duket në video që rrinte pas dhe pasi ndodhi debati na ka ndjekur deri tek komisariati i Himarës.

Zonja pretendonte se i kishit bërë dëm, se i kishit djegur çarçafë?

Është absurde, shumë çështje ordinere, të bësh debat për një palë çarçafë. Të dy e dimë se sa kushtojnë çarçafët, nuk besoj se është çështje që duhet t’i referohemi. nuk ka pasur dëme aspak. Ne nuk arrinim të vendosnim dot hekurin, se nuk futej spina, jo më të digjnim. Si e shpëtoi zonja hotelin nëse ne harruam hekurin në prizë dhe ikëm. Ne iknim në mëngjes e ktheheshim pasdite. Nuk ka pasur arsye që zonja të kishte pretendime.

Jeni ndjerë në ndonjë moment i kërcënuar për jetën dhe çfarë bëtë ju?

Zotëria vazhdimisht më kërcënonte duke e mbajtur dorën në çantë, për të më lënë të kuptoja se kishte armë në çantë. Në një moment kur rruga ishte e lirë, ai ma bënte shenjë që thirri mendjes dhe më tregonte çantën. Kur u largova për në Himarë, gjatë rrugës shikoj që më shoqëronin në komisariat, ku kërkova ndihmë. Pasi pashë që nuk kishte njeri që të më ofronte ndihmën që kërkoja, iu drejtova komisariatit të Sarandës ku bëra kallëzim.

Cili ka qenë komunikimi me zonjën?

Debate jo më jepni lekët e çarçafëve, gjëra të tilla, që janë shfaqur në video.

Ju thoni që arsyeja e vërtetë ishte që t’i paguanit ditën që nuk qëndruat?

Po e gjithë arsyeja ishte kjo. Ne kishim rezervuar për dy ditë.

Në Himarë nuk më morën seriozisht, kur iu thashë që po më ndjek dikush me motor dhe dyshoj se ka armë, zotëria që ishte aty më tha mos u shqetëso, rri aty se nuk të ngacmon njeri. Duke parë që nuk mund të zgjidhja diçka largohem për në qytetin e Sarandës, ku zonja vazhdonte të më kërkonte në rrugën Potam-Llaman. Në një moment kur shkëmbehem me të në plazhin e Llamanit, një makinë po dilte nga një resort dhe në një moment bën të hyjë në rrugë dhe frenon.

Duke parë makinën që po dilte një ML, e kuptova që po vinte një makinë nga pjesa e sipërme drejt Potamit, që ishte zonja që po më kërkonte drejt Llamanit. Dhe pas gjithë kësaj gjëje, zonja vazhdonte të më ndiqte. Në momentin që shkëmbehet me mua, frenon, hap krahun dhe bën të hyjë përsëri në rrugë duke prerë timonin në krahë të majtë. Për fatin tim të mirë, historia mbyllet me kaq sepse ML që po vinte nga pas e godet dhe ngelën që të dy në plazhin e Llamanit. Pasi pashë dhe këtë skenë, që ishte akoma e frikshme. Nëse aty ka kamera tek plazhi i Potamit, do të shikosh që ka ndodhur një aksident. Më pas kam nxituar për në komisariatin e Sarandës, duke hapur dhe “Facebook Live” për të qenë të sigurt që dikush nuk do na ndiqte.

Keni pasur më pas komunikim me zonjën?

Jo, jo. I kam dërguar një mesazh normal zonjës, ku i kam thënë që kjo nuk është një sjellje e duhur për një person që vjen në ambientet tuaja.

Incidenti në Himarë, flet pushuesi dhe tregon detajet shokuese nga