BREAKING NEWS

Pas skandalit të 'Fake News'-i i porositur nga këshilltari i Metës, reagon menjëherë Rama, ia numëron një nga një Presidentit: Më e neveritshmja është që plehrat i'u hodhën në fytyrë...

Pas skandalit të 'Fake News'-i i porositur nga këshilltari
x

Aktualitet

Indeksimi/ Qeveria rrit me 2.3 për qind pensionet, ja kategoritë që do të përfitojnë 2.1 miliardë lekë

Indeksimi/ Qeveria rrit me 2.3 për qind pensionet, ja kategoritë

Këshilli i Ministrave miratoi indeksimin e pensioneve të pensionistëve dhe kategorive të tjera që trajtohen financiarisht me pensione ose të ardhura që jepen nga sistemi i Sigurimeve Shoqërore. Kjo masë, megjithëse merret në një situatë të veçantë, është një përpjekje e qeverisë për të mbuluar sa më mirë nevojat ekonomike të kësaj shtrese të popullatës.

Duke iu referuar efekteve financiare, me zbatimin e këtij vendimi të marrë nga qeveria në masën 2.1 miliardë lekë, por edhe duke u bazuar në përllogaritjet e shtesës së indeksit të çmimeve për vitin 2019 ndaj 2018-s, projekti parashikon rikuperimin total të efekteve negative të rritjes së çmimeve të mallrave e shërbimeve të shportës së pensionistëve. ndërsa ndryshimi i indeksit mesatar të çmimeve për gjithë popullatën është 1,4 për qind, indeksimi i pensioneve është bazuar në ndryshimin e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të shportës të pensionistëve, ku pesha specifike më e madhe i adresohet zërit ushqime dhe pije jo alkoolike.

Nga zbatimi i këtij vendimi do të përfitojnë mbi 669 500 pensionistë, mbi 12 mijë nëna të cilat janë të vetëpunësuara në sektorin bujqësor e që përfitojnë barrëlindjen dhe 14 mijë përfitues të ardhshëm, duke e çuar në total numrin e përfituesve në 682 800. Pagesat me shtesat e rritura do të nisin të përfitohen menjëherë që në muajin prill të këtij viti. Ky vendim i Këshillit të Ministrave plotëson detyrimet ligjore për indeksimin e pensioneve për shkak të ndryshimit të indeksit të çmimeve dhe është i mbështetur në filozofinë e zbatimit të politikave të rritjes së të ardhurave të shtresave të caktuara të popullsisë, sipas politikave buxhetore të miratuara.

Efektet financiare të miratuara nga Këshilli i Ministrave për rreth 550 mijë individë që do marrin pension qyteti janë 1.73 miliardë lekë, ndërsa shuma që shtohet nga buxheti për 121mijë pensionistë në fshat është 214.3 milion lekë. Po ashtu, në buxhet janë shtuar 3.2 milionë lekë për 2600 pensione socialë, ndërsa 10.3 milionë lekë janë shtuar për rritjen e shpërblimeve të nënave me leje barrëlindje në fshat. Ndërsa 117.7 milionë lekë janë shtuar për për rritjen e pensioneve të parakohshme dhe suplementare të ushtarakëve, policisë, ish- punonjësve të minierave, industrisë së naftës dhe metalurgjisë, një pjesë e të cilëve janë në proces të llogaritjeve dhe të marrjes së përfitimeve për shkak të zbatimit të ligjit nr. 29/2019, për përfitimet e punonjësve të profesioneve të vështira. Rritjen 2.3% e përfitojnë të gjithë personat që marrin pension invaliditeti, familjar, të parakohshëm dhe ata që kanë punuar në punë të vështira e industri të rënda.

Ja si do ndahet fondi i qeverisë

• Efekti financiar për 543.500 individë që marrin pension qyteti është 1.73 miliardë lekë;

• Shuma që shtohet nga buxheti për 121.200 pensionistë në fshat është 214.3 milion lekë;

• Shtohen në buxhet 3.2 milion lekë për 2.600 pensione sociale;

• Shtohen 10.3 milionë lekë për rritjen e shpërblimeve të nënave me leje barrëlindje në fshat;

• Shtohen 117.7 milionë lekë për rritjen e pensioneve të parakohshme dhe suplementare të ushtarakëve, policisë, ish- punonjësve të minierave, industrisë së naftës dhe metalurgjisë, një pjesë e të cilëve janë në proces të llogaritjeve dhe të marrjes së përfitimeve për shkak të zbatimit të ligjit nr. 29/2019, për përfitimet e punonjësve të profesioneve të vështira .

Rritjen 2.3% e përfitojnë të gjithë personat që marrin pension invaliditeti, familjar, të parakohshëm dhe ata që kanë punuar në punë të vështira e industri të rënda.

Më të lexuarat