BREAKING NEWS

Zbardhet pasuria, Meta-Kryemadhi notojnë mbi para, përfitojnë 140 mijë euro nga shitja e apartamenteve, 60 mijë paund llogari bankare

Zbardhet pasuria, Meta-Kryemadhi notojnë mbi para, përfitojnë 140
x

Aktualitet

Infermierja e QSUT infektoi 13 kolegë, Artan Fuga jep alarmin: Lërini mo budallallëqet. Do të jetë e pafalshme pastaj!

Infermierja e QSUT infektoi 13 kolegë, Artan Fuga jep alarmin: Lërini

Në Shqipëri, rastet e reja me Covid 19, po shënojnë ulje-ngritje të vazhdueshme. Në  tre ditët e fundit, është regjistruar një numër i lartë të infektuarish, të përqëndruar kryesisht në Tiranë.

Më shumë se gjysma e tyre janë personel shëndetësor dhe pacientë të Qendrës spitalore Nënë Tereza, të infektuar nga një infermiere cila rezultoi pozitive, pas kontakteve jashtë spitalit.

Për akademikun Artan Fuga spitali duhet të ruhet me çdo kusht nga infektimi se pastaj bëhet vendi i shërimit vend infektimi dhe sëmundjeje!

Shkrimi i Artan Fugës

Lërini mo budallallëqet, jo e lagu jo s'e lagu, jo pakti, jo kodi, jo këshilli, jo kërmilli!

Shifni se sipas lajmeve sot është infektuar spitali me covid19 në kuptimin sepse janë infektuar jo pak punonjës shëndetësie brenda spitalit!

Po mirë, pak se na shërbejnë, por edhe i sëmurim kështu? Do i mbrojmë oficerët dhe ushtarët në front ne apo jo?

Si mos pak a shumë aq të shtruar sa punonjës internë të infektuar?

E kuptoni që duhet ruajtur spitali me cdo kusht nga infektimi se pastaj bëhet vendi i shërimit vend infektimi dhe sëmundjeje!

E kuptoni që pastaj lëre covid19, por nuk shkon dot në spital as për një vizitë mjeksore, sepse shkon për të operuar apendicitin dhe del me bronshit covidian!

Shkon të shërohet robi nga covid19, por infekton mjekun dhe infermierin e gjorë!

Vazhdoni bëni teori konspiracioniste, vazhdoni!

Ore të ruajmë maturantët - them unë - bëjmë apo jo kujdes në shkolla!

Se do të jetë e pafalshme pastaj!

Aman mo, po ai grupi i nanoteknologjisë i akademisë shkencore e kishte parashikuar edhe këtë kurbën, apo futja kot! Sikur në mes të prillit kurba do të rrëzohej fare! E kishin kalkuluar me informatikë, me bioetikë, me ekonomi mo!

Cfarë komedie!

Sikur do të hynim në histori për administrimin e pandemisë ne na sëmuren mjekë me më pak ose më shumë se njëzet pacientë të shtruar në spital!

O më raftë pika për llafollogjitë e ditës, llollollollo gjithë ditën!

A e kuptoni mo apo jo?