BREAKING NEWS

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet dhe tregon provat e forta

“Sulmi ndaj Berishës ishte i kurdisur”, gazetari zbardh detajet
x
BREAKING NEWS

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës? Ja si përgjigjet Alimehmeti

A do ta marrë postin e nënkryetarit të Bashkisë së
x
BREAKING NEWS

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi zbardh detaje të forta: Autori ishte një i infiltruar, ja cili ishte qëllimi

“Sulm ndaj Berishës ishte i organizuar”, Këlliçi
x
BREAKING NEWS

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e ministrisë së Jashtme dhe zbardh prapaskenat: Ja pse po largohet ambasadorja amerikane

Njoftuan largimin e Yuri Kim, Jozefina Topalli zbërthen deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet në telefonin e Gerti Shehut: Ngjarja nuk është rastësore

Detaje të pathëna, Klodiana Lala zbulon se çfarë u gjet
x
BREAKING NEWS

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të Berishës: E çuditshme që Gerti Shehu...

"E planifikuar", Artan Hoxha zbardh prapaskenat ndaj sulmit të
x
BREAKING NEWS

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji zbulon çfarë po tenton të bëjë Edi Rama

“E turpshme!”/ Largimi i ambasadores amerikane Yuri Kim, Salianji
x
BREAKING NEWS

“Nga nesër në këto qytete do të...”/ OSHEE del me njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

“Nga nesër në këto qytete do të...”/ OSHEE del
x

Aktualitet

Inskenim apo rrëmbim? Misteri që po trazon një popull të tërë, çfarë dihet për fatin e Ervis Martinajt

Inskenim apo rrëmbim? Misteri që po trazon një popull të

9 gushti, është dita kur familjarët e Ervis Martinajt humbën kontaktet me të afërmin e tyre. Prej orës 20:00 të asaj dite, ata nuk kanë kontaktuar me Martinajn edhe nëpërmjet personave të tretë.

Një ditë më pas, familjarët denoncuan zhdukjen në komisariatin e Kurbinit dhe janë të frikësuar se diçka e keqe mund t’i ketë ndodhur, çka ngre dyshime se ai mund të jetë vrarë.

Prokuroria e Kurbinit e ka regjistruar çështjen vetëm për akuzën e rrëmbimit.

Pas denoncimit dhe pas marrjes së kallëzimit nga prokuroria, janë dy pista zyrtare ku po ndiqet hetimi. E para, është ajo e inskenimit të zhdukjes dhe e dyta, rrëmbimi pa pasojë.

Prokuroria është e fokusuar edhe në qytetet ku mund të jetë zhdukur Ervis Martinaj, aty ku është parë, apo dhe ka pasur informacion që ai ka qenë.

I pari qytet ku dyshohet se mund të jetë zhdukur Ervis Martinaj është Durrësi, për shkak të një videoje që qarkullon prej datës 6 gusht, ku Martinaj është parë në një hotel, nën shoqërinë e një vajze dhe oficerit të policisë, Jeton Lami.

Për qytetin e Vlorës, ka disa informacione operative që kanë mbërritur në Policinë e Shtetit dhe në Policinë e Kurbinit.

Provat kryesore që ka arritur të sigurojë prokuroria, janë disa video ku ka lëvizur Ervis Martinaj, ditët para se të zhdukej. Një tjetër provë që po ndjek prokuroria, është edhe polici i arrestuar, Jeton Lami, i cili nëse do të dëshmojë, mund të japë një ndihmë të madhe për të zbardhur fatin e Ervis Martinajt.