Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Inspektori i mjedisit reagon për prerjen e paligjshme të pyjeve: Një problem kërcënues

Postuar: 12/10/2017 - 14:39

Prerja e paligjshme e pyjeve mbetet një problem serioz në disa zona të qarkut të Korçës, Vithkuq dhe Lozhan.

Gjatë  9 mujorit të këtij viti Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve Huberto Toshi, ka dokumentuar 112 raste të masave administrative dhe 19 procedime penale.

Huberto Toshi: “Situata më problematike ka qenë në pyjet e zonës së Vithkuqit, gjithashtu edhe në zonën e Lozhanit ku janë fokusuar më shumë edhe inspektimet tona. Në bashkëpunim me të gjitha strukturat shtetërore, janë vendosur postbolloqe të vazhdueshme dhe me pika kontrolli të lëvizshme, patrullime si edhe inspektime në terren për parandalimin e prerjeve të paligjshme të pyjeve.”

Huberto Toshi: “Në analizën 9 mujore kemi pasur një numër prej 112 masash adminstrative, 300 metër sterë lëndë drusore të sekuestruar dhe 19 procedime penale. Vetëm në periudhën gusht-shtator kemi pasur një numër prej 32 masash administrative.”

Zonat e mbrojtura janë një tjetër pjesë e kërcënuar masivisht nga prerja e paligjshme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/10/2017 - 20:59

Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg 55-vjecarin, Ligor Biba, i cili u akuzuar se ka abuzuar me një të mitur 15-vjeçare duke e lënë atë shtatzënë.

Postuar: 17/10/2017 - 19:52

Një shqiptar u arrestua në një fermë kanabisi në Middlesbrough Britani.

Postuar: 17/10/2017 - 19:33

Një punonjës policie u arrestua për “shpërdorim detyre”, pasi mundësoi pajisjen me armë të një personi me precedentë penalë.

Postuar: 17/10/2017 - 18:45

Një shqiptar u arrestua nga policia kufitare, pasi tentoi të kalonte me dokumeta false drejt Britanisë.

Postuar: 17/10/2017 - 18:22

 Për të gjithë studentë që kanë ardhur për të studiuar në universitetet e Tiranës, Bashkia ka përgatitur një guidë orientimi

Postuar: 17/10/2017 - 18:18

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar dosjen e plotë të autoriteteve italiane për hetimin e bandës së drogës që drejtonin Habilajt.

Postuar: 17/10/2017 - 17:33

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar u arrestuan nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimi drejt Italisë.