SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri
Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK
Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta
Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump
Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit
Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë
Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...
Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve
Instat publikon shifrat: Prodhuesit rritën shitjet dhe pagat, rekordin e mban energjia
Shkruar nga SOT.COM.AL 20 Qershor 2018
Prodhuesit e të mirave në vend deklaruar rritje të përgjithshme të shitjeve dhe pagave në tremujorin e parë të këtij viti. Instituti i Statistikave në raportin e tij të fundit vlerëson se të katër sektorët e marrë në analizë kanë shënuar një rezultat dukshëm më të mirë sesa në tremujorin e fundit të 2017.
Konkretisht për industrinë indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rritje 5,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 2,4 %, indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 13 % kurse indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 16,9 %.
Ecurinë më pozitiv si sektor duket se e ka pasur ai i energjisë elektrike, gazit dhe avullit. Në raport me një vit më parë ky grup shënoi rritje në indeksin e shitjeve neto në volum 49,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare kurse indeksi i prodhimit dhe ai i numrit të të punësuarve shënuan rritje 50,3 % dhe 11,8. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 9,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shkruan “monitor”.
Në grupin e furnizimit me ujë, trajtimit dhe menaxhimit të mbetjeve indeksi shitjeve neto në volum shënoi rritje 15,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Rritje vihet re edhe tek indeksi i prodhimit në volum e cila regjistroi nivelin 12,4 %, kurse indeksi i të punësuarve rritje 7.3%. Edhe për këtë grup kemi një rritje tek indeksi i fondit të pagave me 12 %.
Edhe sektori i ndërtimit i cili prej të paktën dy tremujorësh shënonte rënie e cila kulmoi në fund të 2017 duket se ka shënuar një pikë kthese. Bëhet fjalë për indeksin e shitjeve neto të cilat në tremujorin e parë 2018 shënoi rritje në volum me 9,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare. Indeksi i prodhimit në volum shënoi rritje 6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare kurse indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 5,4%. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 11,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.