Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Integrimi në BE, Bushati merr mbështetje në Suedi

Postuar: 12/01/2018 - 15:51

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë vizitës së tij në Suedi zhvilloi një takim me Ministren e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Margot Wallström.

Ministrat diskutuan mbi dinamikën e shkëlqyer të marrëdhënieve dypalëshe. Të dy homologët i kushtuan vëmendje të veçantë procesit të integrimit të Shqipërisë në BE dhe ndanë mendimin për impaktin transformues që ka politika e zgjerimit në vendet e rajonit të Ballkanit. Ministri Bushati vlerësoi rolin mbështetës të Suedisë për procesin e zgjerimit, në përgjithësi dhe përpjekjeve të Shqipërisë, në veçanti, në këtë proces. Ai e njohu kolegen suedeze me hapat dhe masat e ndërmarra nga Qeveria në procesin e reformave dhe plotësimin e pesë kritereve kryesore në kuadër të BE-së, duke konfirmuar vendosmërinë e qeverisë shqiptare për “zbatimin e reformës në drejtësi dhe procesin e Vetting-ut”.

Ministri Bushati shprehu besimin se “viti 2018 do të jetë një vit i rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë”, përmes vendimit të vendeve anëtare për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Ministrja Wallström konfirmoi qëndrimin mbështetës të Suedisë për Shqipërinë dhe vlerësoi përpjekjet e qeverisë në procesin e reformave. “Jeni në rrugën e duhur dhe keni mbështetjen tonë”, nënvizoi ministrja suedeze.

Ministri Bushati vlerësoi mbështetjen e Suedisë për Shqipërinë përmes Strategjisë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim 2014-2020, me projekte komplementare me ato të BE-së në fusha si statistikat, reforma në sistemin e drejtësisë, në sistemin e taksave, të drejtave të njeriut, ambientit, etj., duke nënvizuar gjithashtu rëndësinë e vijimit të mbështetjes për përudhën 2021-2027.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 23

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 15:57

Pezullohet shefi i burgut të Drenovës, Adriatik Parisi.

Parizi është pezulluar edhe në vitin 2017 pasi në burgun e Drenovës është futur drogë.

Ndërkohë pritet të mësohet edhe arsyeja e këtij vendimi.

Postuar: 19/09/2018 - 15:47

Një person është arrestuar në lidhje me vrasjen e të riut shqiptar Grei Frashëri në Nju Jork.

Postuar: 19/09/2018 - 15:21

Sekuestrohen 1.2 milion euro në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë.

Postuar: 19/09/2018 - 15:12

Është arratisur Taulant Manaj, i njohur si Taulant Beqiraj.

Postuar: 19/09/2018 - 14:58

Prokurët e Krimeve të Rënda kanë braktisur mbledhjen e thirrur nga drejtuesja e tyre Donika Prela

Postuar: 19/09/2018 - 14:57

Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 14:15, në fshatin Kallm i Vogël, Fier , ku shtetasi

Postuar: 19/09/2018 - 14:44

5 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italianë, pasi akuzohen për dhunë dhe rezistencë ndaj