Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Intervista e Nexhmije Hoxhës shkakton furtunë, kolegët mllef kundër Rudina Xhungës

Intervista e Nexhmije Hoxhës shkakton furtunë, kolegët mllef kundër Rudina Xhungës

Postuar: 09/02/2016 - 08:36

Intervista e aq shumë trumbetuar e Rudina Xhungës me gruan e ish diktatorit Hoxha, Nexhmije Hoxha ka shkaktuar një furtunë të vërtetë te kolegët gazetarë. Xhunga tha dje përmes një  artikulli se “në mos do e kishte marrë ajo në intervistë do e kishte bërë një nga kolegët e saj” por më shumë sesa për intervistën në vetvete kolegët janë të revoltuar me të.
 
Sipas tyre, pyetjet e saj "ishin të tmerrshme sepse çfarë do thonte gruaja e Hoxhës, edhe pritej deri diku".
 
E sikur mos mjaftonte debati që krijoi risjellja në vëmendje e figurës së Nexhmije Hoxhës, tashmë e gjithë revolta shkon për gazetaren Rudina Xhunga për të cilën kolegët e saj kanë shkruar kështu.
 
Basir Çollaku
Pordhet e Nexhmies dhe deshtimi yne racor..
Ne 2016-en, te degjosh ende pordhet e Nexhmie Hoxhes, eshte imoralitet shoqeror dhe paaftesi racore. Çfaredo qe te thote gruaja e diktatorit, ata e kane damkosur Shqiperine pertej inagjinates. Ajo eshte nje bunker shetites, eshte zgjatimi i gjalle asaj qe na terheq ne te shkuaren, si relike e strukturuar, nga vartesit e saj te pushtetshem e te pasur. Nuk ka bere me pak por me shume se i shoqi, duke qene fort here me shpesh, frymezuesja dhe ideuesja e masakres ku jetuam 5 dekada. Kjo ska te beje me gazetarine aspak. Çfaredo te thote te re?? Ne si vend, jemi deshmi e vjetersise se saj ne mekatet te pamatshme gatuar prej tyre. Lereni ne muze. Me teper eshte kotesi per te genjyer e sherrosur njerezit, per te harruar te sotmen e te nesermen, e ushqehemi lugebosh me te shkuaren. Koha publike e shitur per mençuri dhe gjetje eshte truku dhe kurthi ku ne kemi rene si dembele qe nuk dime te shkundim pleshtat, por i ruajme e majmim, per te fjetur perjetesisht me to.Nderkombetaret perse kerkojne reforma me kot. Te zbardhin fjalet e vejushes se diktatorit dhe e kane brenda pergjigjen se çfare do te ndodhe me pasardhesit e saj politike..ua pat thene Ramizi dikur te veteve..e ruaj bustin e Stalinit qe ti mbaj larg se vijne tek ne..edhe kta ruajne e mekojne gruan e se shkuares per te mbrojtur veten. Trashegimia di te perserise, te keqen madje, me mire se te miren..
 
Bledian Koka
Intervista e parafundit e..., NEXHIT! 
Rudina Xhunga thotë “Nexhmije Hoxha jep intervistën e fundit! Eshtë lamtumira e saj”. Kam disa pyetje: A ndryshon gjë sikur të jetë e parafundit? Me aq sa po e ndjek, intervista me Nexhmijen është një tmerr. Nuk është tmerr se është Nexhmija, por sepse ajo që thotë Nexhmija është banale. Kurse pyetjet e gazetares të ngazëllyer janë të tmerrshme: Si e mori vesh mami që ishe komuniste? Etj etj... Kjo intervistë, është vrasje e gazetarisë. Dhe po... ka pyetje ka gabuara, ka intervista të gabuara! Kjo që po shoh është një e tillë. 
p.s...Shpresoj që shoqja Nexhmije të jetë duke dhënë intervistën e parafundit. Uroj që të fundit ajo ta japë para .
 
Anila Basha
Ej Rudina Xhunga sta pashe intervisten se isha per darke. Dmth sta pashe mimiken e fytyres kur intervistoje. Po termetin qe ke shkaktuar po e shoh perzier me urrejtje frustruar njerez shkalluar qe spo lene gje pa thene ne rrjetet sociale kunder teje. Se Nexhin e konsiderojne te vdekur po mire duket se ishte nga fotot. Qe nga dje ne darke jam e sigurt qe ke siklet disi. Por me bindje them se perderisa e veja e diktatorit nuk do te flase me, kjo interviste do tu sherbeje brezave ta shohin kush eshte e ta kene arkive. Shoh se te kryqezojne per pyetjet per krimet. Ata dhe keta, qe kane 25 vjet qe e lene tjetren te jetoje si ti doje qefi. Mendoj se kaq mundesi pate a te lejoi ajo te beje pas nje akordi paraprak padyshim. Kush ka pyetje te tjera ne mend ti shkoje Nexhit te pularia tia beje. Pffff shoqeri facebook...jemi qe jemi i fusim nje te share. Jam xheloze Xhunga si do ta beja une?
Zotit!...
 
Edmond Arizaj
Zhgenjim Rudine, zhgenjim. Tmerresisht zhgenjim. Desada Metaj, te kerkoj ndjese...
 
Rudi Erebara
Shif kur te dali qe nexhi eshte e sorrosit se un e kam pas gjithmone dyshim qysh ne 1945
 
Sonila Meço
Une do ta ndjek sonte ne mbremje Dritaren e Xhunges...
 
E para, sepse dua te shoh realisht se si nje pasqyre ku nje grua e pushtetshme per dekada sheh veten, te shnderrohet ne nje dritare per te pare ne ato 50 vite diktature...
 
E dyta, sepse une kam qene femije kur pushteti i saj ra, sot jam grua dhe ende nuk kuptoj si u mbajt per 50 vite rob nje popull nen diktaturen me te eger komuniste...
 
E treta, sepse familja ime i ka vuajtur pasojat e pushtetit qe ka kontrrolluar ajo grua per thuajse 5 dekada. Nen presionet e atij pushteti prinderit e mi kane vuajtur endrra te prera ne mes, ankthe pa fund. Dua ta di kush dhe pse ia shkaktoi kur ne pleqerine e tyre ende nuk marrin nje pension dinjitar per te shtyre jeten... 
 
E katerta, sepse ne ate interviste nuk me intereson romantika e ekzotikja ne jeten dhe vete personazhin, por dua te analizoj me koken time, per aq sa di e mundem pa ma dhene gati versionin e tyre gazetare-historiane qe ua dyshojme gjitheheret motivet...
 
E pesta, sepse per ate kohe duhet folur, seriozisht, siç bëjnë gjermanet sot e kesaj dite me programacion te dedikuar diktaturës hitleriane. Sepse dija eshte liri...
 
E gjashta, sepse asgje me te mire nuk te ofrojne intervistat e mbremjes ne nje vend ku shumica qe zene panelet e talk-show jane versionet ne 'demokraci' te 'diktatures' qe duam te harrojme
 
Klara Çaushi
Rudina Xhunga është në sinkron me mbiemrin e saj në fushën e gazetarisë... Pyetje më idiote dhe intervistë më banale nuk kam dëgjuar ndonjëherë...
‪#‎Adhurim‬ deri në delir...
 
Lindita Çela
Nga Nexhmija tek Bidai....burg dhe cirk per nje popull qe nuk ka kurajon te ndeshkoj te shkuaren....
 
Olti Curri
Deri ne momentin qe dihet se kjo bashkediktatore nuk ka ndermend te rrefeje te verteten apo te pranoje ate qe i ka shkaktuar ketij populli se bashku me Enverin, çdo interviste e saj eshte e panevojshme ose thjesht publicitet per emisionin apo gazetaret e e intervistojne.
Zeri i saj kujton vetem pleniume ku denoheshin me vdekje patriote, intelektuale, artiste.
 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 14:57

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur ditën e djeshme pranë një hoteli në Llogara, ku kanë mbetur të plagosur dy persona të cilët ishin duke punuar pranë këtij biznesi.

Postuar: 26/06/2019 - 14:07

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autorstradën Fushë-Krujë Milot në afërsi të qytetit të Laç

Postuar: 26/06/2019 - 13:48

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 25 vjeçare të shpallur në kërkim për falsifikim të letërnjof

Postuar: 26/06/2019 - 12:09

Ditën e sotme Policia e Durrësit ka vënë në pranga Bashkim Haxhinë, një emër ky i njohur mjaft mi

Postuar: 26/06/2019 - 11:45

Kanë mbërritur nën masa të rrepta sigurie materialet zgjedhore në KZAZ-në e Devollit.

Postuar: 26/06/2019 - 11:37

Kontingjenti VI shqiptar nga batalioni i II i këmbësorisë, u nis për në Afganistan për të vijuar

Postuar: 26/06/2019 - 11:25

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.