BREAKING NEWS

Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të ndikojë roli i Joe Biden në bisedimet Kosovë – Serbi (VIDEO)

Paralajmërimi i bujshëm i John Bolton: Ju tregoj si do të
x

Aktualitet

Ish-deputeti i PD-së jep mesazhin e trishtë: Më pikëlloi pa masë ky lajm! Shpëtoi mijëra jetë, por nuk ia doli dot të shpëtonte veten e tij

Ish-deputeti i PD-së jep mesazhin e trishtë: Më pikëlloi pa

Ish-deputeti i PD-së Xhemal Gjunkshi ka reaguar përmes rrjeteve sociale për mjekun Ibrahim Kaziu në Dibër i cili humbi jetën nga koronavirusi.

Gjunkshi thotë se luftoi për muaj me radhe me këtë virus, duke shpëtuar mijëra jetë, por nuk ia doli dot të shpëtonte veten e tij.

“Lajmi për ndarjen nga jeta të dr. Ibrahim Kaziut na pikëlloi pa masë.

Dr. Braçja siç i thërrisnin të gjithë luftoi me virusin vdekje prurës, për muaj me rradhë në frontin e parë duke prekur me duart e tij qindra të infektuar. Ai ishte njeriu i parë që përballej me virusin,në spitalin Rajonal, trajtoi dhe shpëtoi mijëra njerëz, por nuk ia doli të shpëtonte veten .

Dr.Ibrahimi ishte një mjek humanist dhe i ndershëm, familjar i devotshëm, demokrat, njeri i lirë!

Ngushëllime të sinqerta për familjen , miqtë dhe kolegët e tij!
Parajsa qoftë vend pushimi i tij !
Lamtumirë dr.Ibrahimi!”, shkruan ish deputeti.

Më të lexuarat