BREAKING NEWS

Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur kandidatët përfundimtarë, shtyhet me dy orë, zbardhet arsyeja

Zgjedhjet e 14 majit/ PS mbledh Kryesinë për të shpallur
x
BREAKING NEWS

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17 kandidatë në zgjedhje? Ja të gjithë EMRAT e bërë publikë deri më tani

Vazhdon ‘lufta’ brenda opozitës/ Alibeaj vetëm me 17
x
BREAKING NEWS

KQZ merr vendimin e fundit dhe hedh shortin për përcaktimin e subjekteve zgjedhore

KQZ merr vendimin e fundit dhe hedh shortin për përcaktimin e
x
BREAKING NEWS

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më “gdhë” me 13 vite studime për shkollën e lartë, Ogerta Manastirliu dhe Ulsi Manja “magjistarë” të doktoraturave plagjiaturë, Lindita Nikolla mesatare mbi 5, Taulant Balla ka nisur gjimnazin 18 vjeç...

Arsimimi i qeverisjes Rama, Niko Peleshi ministri më
x
BREAKING NEWS

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush janë 3 kandidat e propozuar për kryetar në Bashkinë e Tiranës

PD e Lulzim Bashës vendos sot për zgjedhjet e 14 majit, ja kush
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës shqiptare: Duam kandidatë të pastër në zgjedhje, boll me shitblerje votash, të korruptuarit janë kërcënim për sigurinë e SHBA

Ambasadorja Yuri Kim mesazh të fortë Berishës dhe politikës
x
BREAKING NEWS

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me deklaratën shokuese dhe iu ‘pret’ shpresat shqiptarëve ilegal: Ndalojini dhe kthejini pasi janë të zgjuar dhe e manipulojnë sistemin kudo

Eksodi me gomone drejt Anglisë, Çuçi shpërthen me
x
BREAKING NEWS

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe ish-gruas së tij në Hamallaj e Palasë, bllokohen fatura dhe sende personale, ish-ministri socialist në ankth

SPAK trondit Arben Ahmetajn, sekuestron vilat e bashkëjetueses dhe
x

Aktualitet

Ish-drejtoresha e ARRSH përfundon në SPAK, reagon PD dhe paralajmëron se Qato është kurbani i radhës i aferës korruptive të tenderit Kardhiq-Delvinë, implikon shumë ministra të PS

Ish-drejtoresha e ARRSH përfundon në SPAK, reagon PD dhe

I sh-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato ka përfunduar në SPAK. Qato është paraqitur ditën e djeshme në SPAK, e shoqëruar nga avokati i saj, pas padisë së bërë nga një firmë private, pas një raporti të KLSH për shkelje të barazisë në tendera në aksin Kardhiq-Delvinë. Kompania “ Gjoka Construction”, paditi drejtoreshën e ARRSHsë, Sonila Qato për prishje me qëllim të imazhit. Në një reagim për mediat, përfaqësues të kësaj kompanie kanë mohuar që të kenë paraqitur të dhëna false për të fituar tenderin për ndërtimin e tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë, që është ‘loti 7’ dhe që u anulua. Sipas tyre imazhi është prishur pasi nisën hetimet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, hetim i cili sipas firmës kishte si qëllim favorizimin e kompanisë e “Ircop” S.p.a Degë e shoqërisë së huaj, për të cilat nuk i kursyen akuzat. Në një prononcim të shkurtër para gazetarëve, Qato tha se ajo është thirrur për të dëshmuar si person se ka dijeni, ndërsa risolli në vëmendje se edhe dorëheqjen si drejtoreshë e ARRSH e dha në mënyrë që t’i jepet mundësi SPAK që të kryejë hetimet dhe të japë drejtësi. Kujtojmë se në SPAK ka një padi ndaj Sonila Qatos nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Padia është me akuzën se është skualifikuar padrejtësisht në tenderin për rrugën Kardhiq-Delvinë një kompani duke i kushtuar shtetit miliona lekë dëm. Auditimi në ARRSH nga KLSH-ja është bërë për periudhën e veprimtarisë nga data 01.01.2017 deri në datën 31.07.2019, por për çfarë e ka paditur institucioni i kontrollit Konfindustria: Komision Hetimor për menaxhimin e sistemit energjetik Konfindustria sërish i ka bërë thirrje Kuvendit që të krijojë një komision hetimor për vlerësimin e sistemit energjetik. Në kushtet e krizës energjitike të shpallur dhe shkaqet e krijmit të saj, Konfindustria i kërkon Kuvendit të Shqipërisë të krijojë komision hetimor për vlerësimin e menaxhimit të sistemit energjitik në vitet 2021- 2022. Njëkohësisht, si pjesë e procesit të sipërpërmendur, sipas Konfindustrisë, ERE/Enti Rregullator i Energjisë të thërritet në seancë dëgjimore në Kuvendin e Shqipërisë për të dhënë shpjegimet për vendimet e fundit për fashën e energjisë, 5- fishimin rritjes së çmimi dhe vlerësimin e pavarësisë institucionale të tij. Ja si nisi java për valutat kryesore përballë Lekut Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në vlera të qëndrueshme në raport me rritjen e fortë që regjistroi javën e kaluar teksa blihet me 118.5 lekë dhe shitet me 119.8 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Ndërkaq edhe Franga zvicerane pas një rënie të lehtë gjatë fundjavës ka rikuperuar sërish duke u blerë me 119.7 lekë dhe duke u shitur me 120.6 lekë në raport me të premten e shkuar. Paundi britanik gjithashtu ka rifituar disi pikë krahasuar me javën që lamë pas pasi është blerë me 131.7 lekë dhe është shitur me 134.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor. Monedha europiane sakaq mbetet e pa luhatur pasi vijon edhe sikurse javën e shkuar të blihet me 116.2 lekë dhe të shitet me 116.8 lekë. Energjia 42 lekë/kwh, zyrtarisht ende në fuqi Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike nuk është njoftuar zyrtarisht për ndryshime në çmimin, me të cilin Korporata Elektorenergjetike Shqiptare do i shesë energjisë elektrike për konsumatorët familjarë. OSHEE konfirmoi mungesën e këtij njoftimi, çka kjo nënkupton se në fuqi vijon të mbetet vendimi i Entit Rregullator të Energjisë, për tarifimin me 42 lekë/ kwh konsumin mbi 800 kwh/muaj dhe jo deklaratat e kryeministrit Edi Rama për mosaplikimin e këtij çmimi. Kjo, për shkak të procedurave ligjore që ndiqen për përcaktimin e çmimeve të energjisë elektrike, që pas deklaratës në rrjetet sociale të Ramës, sollën dhe reagimin e Entit Rregullator të Energjisë. financiar Qaton? KLSH-ja thotë se “çështja që kemi kërkuar një hetim të thelluar nga ana e organit të Prokurorisë ka të bëjë me ligjshmërinë e zbatimit të procedurës së prokurimit me objekt: “Ndërtim rruga Kardhiq - Delvinë, Loti 7, me fondin limit 2,332,573,946 lekë, të zhvilluar në korrik 2019”. Tabaku: Qato, kurbani i një afere korruptive Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka hedhur akuza ndaj qeverisë kësaj here me rrugën ‘Kardhiq-Delvinë’ duke e cilësuar si kryevepër të korruptimit dhe keqpërdorimit të taksave. Në një postim në “Facebook” Tabaku shkruan se ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato është kurbani i një afere korruptive që qartësisht implikon shumë ministra dhe ish ministra të qeverive socialiste. “Në politikë kanë rëndësi aktet e jo fjalët, ka rëndësi qëndrueshmëria! Disa muaj pasi iso-ja e polifonisë së bukur të Labërisë është dëgjuar në Rrugën “Kardhiq-Delvinë” duke lëvduar arritjen e qeverisë, një nga personat kyç të kësaj rruge të mbuluar me shumë vendime korruptive thërritet në SPAK. Asokohe në emër të PD-së kam denoncuar nga selia e partisë se znj. Qato është kurbani i një afere korruptive që qartësisht implikon shumë ministra dhe ish ministra të qeverive socialiste. Në atë kohë nga foltorja e PD denoncova se sherri për dy kompanitë ishte tërësisht për qëllime të tjera pa lidhje me ligjshmërinë dhe zbatimin e kritereve. Të dyja kompanitë qenë në shkelje të kritereve për konkurrencë të ndershme dhe sesi, në atë tender, u përdorën kompani të tjera për të mbuluar përfituesin e vërtetë të tenderit me ofertën më të lartë, 20 milionë euro. Afërmendsh që me aq shumë shkelje, aq shumë abuzime dhe një skemë që mban era korrupsion ftesa e sotme në SPAK për zonjën Qato është një hap i mirë, por i pamjaftueshëm”, tha ajo.

Më të lexuarat