BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Aktualitet

Ish-kreu i Emergjencave Civile nxjerr faktet e rënda: Familja Lala u shua për një autoshkallë!

Ish-kreu i Emergjencave Civile nxjerr faktet e rënda: Familja Lala u shua

Ish-kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi, duke folur në "360 Gradë" për operacionin e kërkim-shpëtimit në gërmadhat e vilës së tyre denoncoi skandalin se 5 anëtarë të familjes Lala në zonën e ish-Kënetës u shuan vetëm për mungesën e një autoshkalle.

Skandali shkon edhe më tej kur thotë se shteti shqiptar e disponon këtë autoshkallë, dhuratë nga Banka Botërore, por që nuk është futur në operacion.

Prençi: Familja Lala në Kënetë, jo të gjithë por 5 anëtarë kanë vdekur vetëm se nuk ka pasur një autoshkallë me gjatësi për ta futur në katin e dytë apo të tretë dhe një grup ekspertësh qoftë edhe duke e mbajtur me dy fadroma atë pjesën e pjerrët dhe një grup i kërkim-shpëtimit të ndërhynin për ti shpëtuar dhe ti zbrisnin përmes autoshkallës. Autoshkalla e përfituar nga Banka Botërore ka kushtuar 960 mijë euro dhe ndodhet te zjarrfikëset e 21 dhjetorit, 54 metra e gjatë. Nuk është futur akoma në operacion sepse i është djegur paketa.Duhet ngritur steka e përgjegjësisë në nivelet më të larta të shtetit në të kundërt gjithë populli shqiptar do të jenë viktima të papërgjegjshmërisë dhe pazotësisë së personave për tu dalë zot fuksioneve.