BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Ish-kreu i Inteligjencës së Ushtrisë Ekuadoriane: Grupet shqiptare këtu e kanë derën e hapur. Ja si Arbër Çekaj fshihte drogën mes bananeve

Ish-kreu i Inteligjencës së Ushtrisë Ekuadoriane: Grupet

Ish-kreu i Inteligjencës së Ushtrisë Ekuadoriane Mario Pazmiño ka treguar se si grupet shqiptare hyjnë në Amerikën Latine dhe kryesisht në Ekuador. Duke iu referuar ngjarjeve të fundit, ku mbeti i vrarë 34 vjeçari shqiptar Ergys Dashi, Pazmino thekson se grupet shqiptare hyjnë në Ekuador krejt lirisht dhe nuk i heton dhe as i kontrollon njeri.

Sipas tij,  rritja e grupeve kriminale shqiptare synojnë të kenë prezencë në qytete ku grupet e tjera kriminale kanë kontrollin e burgjeve. Eksperti Pazmiño tregon këto “drejtuesit e strukturave kriminale drejtuesit e të cilave kanë shumë fuqi ekonomike dhe i kamuflojnë veprimet e tyre”.

Sipas ish-kreut të inteligjencës së Ushtrisë Ekuadoriane, “grupet e ndryshme kriminale që hyjnë në këtë vend nuk identifikohen dhe as kontrollohen. Nuk ka një politikë të caktuar për të identifikuar një grup kriminal po këta e e lënë derën hapur duke bërë që ata të shtohen gjithnjë e më shumë.” Kartelet, thotë Mario Pazmiño, ish-drejtor i Inteligjencës së Ushtrisë Ekuadoriane, nuk janë të vetmet që punojnë në Ekuador, ka mafia që janë “në një shkallë më të lartë”, thotë ai për mediat ekuadoriane. 

Pazmino i referohet edhe rastit të Arbër Çekajt se si që në vitin 2009, Çekaj themeloi një firmë eksporti bananesh në Ekuador, “të cilën e përdorte për të fshehur lëndët narkotike në anijen e mallrave. Fakti që këto struktura të tilla kriminale veprojnë prej rreth një dekade, tregon se në Ekuador nuk është kryer asnjë proces hetimi i thelluar. Grupet mafioze përfitojnë nga kjo dobësi dhe vazhdojnë të rrisin punën e tyre”, shprehet Pazmino. Sipas ekspertëve reformimi i ligjeve i premtuar nga qeveria është më tepër një “populizëm kriminal”.  Gjithashtu, edhe sociologu Jorge Machuca thekson se grupe të tilla kriminale e dinë mirë se si funksionon rrjeti kriminal dhe i lejon ata të kenë kontakte me furnitorët në Amerikën e Jugut dhe të krijojnë aleanca. “Një kartel nga Meksika apo Kolumbia nuk mund të shkojë në Evropë pa miratimin e këtyre mafiozëve”, shton ai. Sociologu shpjegon se në vitin 2010 kanë mbërritur shqiptarët e parë në Ekuador. “Shteti nuk aktivizoi një sistem inteligjence për t’i monitoruar dhe për t’i parandaluar ata që të krijojnë lidhje dhe të fitojnë terren”. Sipas të dhënave të InSight Crime nga 160 shqiptarët që hynë në Ekuador në vitin 2018  “të paktën 20 mund të jenë trafikantë droge, referuar një agjenti kundër narkotikëve” Rasti i parë i njohur në vend ishte ai i shqiptarit Adriatik Tresa, që u qëllua nga 7 persona të veshur si policë, në nëntor të vitit 2020, në Guayaquil. Viktima ishte pjesë e një hetimi të Njësisë Kundër Narkotikëve për trafik droge dhe u identifikua si një nga autorët e vrasjes së gazetarit Fausto Valdivieso. Shqiptarët e parë të përfshirë në trafikun e drogës mbërritën për herë të parë në Kolumbi më shumë se dy dekada më parë.

Mafia shqiptare ka filluar të bëhet mjaft e rrezikshme, madje në një shkallë më të lartë se kartelet e drogës në Amerikën Latine. Ngjarja e fundit e vrasjes së 34 vjeçarit shqiptar Ergys Dashi në Guayquil ka ngritur alarmin për terrorin që po mbjell mafia e trafikut të kokainës në këtë vend. Guayas dhe Los Ríos janë zonat më të goditura nga mafia.

Që nga viti 2010, goditja nga grupet mafioze është rritur me shpejtësi, ku njëra prej tyre është edhe ajo shqiptare. Ndryshe nga kartelet meksikane, këto grupe kanë interesa të shumëfishta, si trafikimi i qenieve njerëzore, trafikimi i organeve, i armëve etj.

Kjo ka bërë që të rritet edhe numri i vrasjeve. Sipas të dhënave, midis 1 dhe 24 janarit 2022, janë regjistruar 243 vdekje të dhunshme në mbarë Ekuadorin. Një shifër që e kalon atë të vitit 2021, kur në të njëjtën periudhë u regjistruan 91 vrasje të tilla. Presidenti i Ekuadorit Guillermo Lasso ka akuzuar drejtpërdrejt grupet kriminale të drogës si përgjegjëse për aktet e fundit të dhunës në vend, siç ishte ajo e masakrës së Guasmo Sur ose atentatet në Guayas, Los Ríos dhe Lago Agrio. Vrasjet dhe terrori që po mbjell mafia vjen edhe si pasojë  e sekuestrimit të 210 tonësh drogë gjatë vitit të kaluar dhe 15 tonë kokainë në javët e para të janarit 2022, shkruajnë mediat ekuadoriane. 

Sipas ekspertëve të sigurisë, dhuna që kanë prodhuar kartelet e drogës nuk është e re dhe se grupet e ndryshme kriminale që hyjnë në këtë vend nuk identifikohen dhe as kontrollohen. Duke lënë derën hapur ata shtohen gjithnjë e më shumë. “Kartelet, thotë Mario Pazmiño, ish-drejtor i Inteligjencës së Ushtrisë Ekuadoriane, nuk janë të vetmet që punojnë në Ekuador, ka mafia që janë “në një shkallë më të lartë”, thotë ai.

Në Ekuador, kartelet meksikane të trafikut të drogës të Sinaloas dhe Jalisco Nueva Generación (JNG) kanë rekrutuar elementët e tyre në bandat kombëtare, si Los Choneros , Los Lagartos.  Ndryshe nga kartelet, motori i të cilëve është trafiku i drogës, mafia nuk i është përkushtuar vetëm një lloji të vetëm të veprimtarisë kriminale. Ata kontrollojnë kalimin e drogës, merrem me shfryëzim prostitucioni, trafik të qenieve njerëzore, trafikim të organeve, armëve dhe floririt. “Për shembull, mafia shqiptare ka karakteristikën e saj të veçantë: punon me dërgesa (droge) në Evropë dhe Lindjen e Mesme”, shprehet më tej Pazmiño. Dhe është pikërisht kjo mafie që tashmë është më e evidentuara në vend.

Në një raport të Kombeve të Bashkuara për Krimin e Organizuar, theksohet rritja e grupeve kriminale ballkanike që hyjnë në vende të tilla si Kolumbia dhe Ekuadori. Ata synojnë të kenë prezencë në qytete ku grupet e mëdha kriminale kanë kontrollin e burgjeve. Jorge Machuca, një sociolog, shprehet se grupe të tilla dinë se si funksionon rrjeti kriminal dhe i lejon ata të kenë kontakte me furnitorët në Amerikën e Jugut dhe të krijojnë aleanca. “Një kartel nga Meksika apo Kolumbia nuk mund të shkojë në Evropë pa miratimin e këtyre mafiozëve”, shton ai. Sociologu shpjegon se në vitin 2010 kanë mbërritur shqiptarët e parë në Ekuador. “Shteti nuk aktivizoi një sistem inteligjence për t’i monitoruar dhe për t’i parandaluar ata që të krijojnë lidhje dhe të fitojnë terren”.

Kjo përkon me të dhënat e InSight Crime (një fondacion kushtuar studimit të kërcënimit kryesor për sigurinë kombëtare dhe qytetare në Amerikën Latine), i cili detajon se nga 160 shqiptarët që hynë në Ekuador në vitin 2018 , “të paktën 20 mund të jenë trafikantë droge, referuar një agjenti kundër narkotikëve. Rasti i parë i njohur në vend ishte ai i shqiptarit Adriatik Tresa, që u qëllua nga 7 persona të veshur si policë, në nëntor të vitit 2020, në Guayaquil. Viktima ishte pjesë e një hetimi të Njësisë Kundër Narkotikëve për trafik droge dhe u identifikua si një nga autorët e vrasjes së gazetarit Fausto Valdivieso. Shqiptarët e parë të përfshirë në trafikun e drogës mbërritën për herë të parë në Kolumbi më shumë se dy dekada më parë.

Çfarë pritet të ndodhë më tej?  

Kur masakrat e burgjeve filluan në shkurt 2021, që kulmuan me 79 të vdekur dhe e mbyllën vitin me më shumë se 300, dhuna në burgje u shpërnda edhe në rrugë. Eksperti Pazmiño tregon se “të kesh një grup që tërheq të tjerët, si mafia siciliane, ruse (me bazë në Venezuelë) ose triada (mafia kineze) ka krijuar përplasje për territore shumë herë më të mëdha se ato të shkaktuara nga kartelet. Janë struktura, drejtuesit e të cilave kanë shumë fuqi ekonomike dhe i kamuflojnë veprimet e tyre”. Për shembull, sipas hetimit ‘Bananeza”  shqiptari i dyshuar për trafik droge në vitin 2009, shqiptari Arbër Çekaj themeloi një firmë eksporti bananesh në Ekuador, “të cilën e përdorte për të fshehur lëndët narkotike në anijen e mallrave. Fakti që këto struktura të tilla kriminale veprojnë prej rreth një dekade, tregon se në Ekuador nuk është kryer asnjë proces hetimi i thelluar. Grupet mafioze përfitojnë nga kjo dobësi dhe vazhdojnë të rrisin punën e tyre”, shprehet Pazmino. Sipas ekspertëve reformimi i ligjeve i premtuar nga qeveria është më tepër një “populizëm kriminal”. Ndaj sipas tyre është e nevojshme që të gjitha sistemet e sigurisë kombëtare t’i përgjigjen një komande të unifikuar dhe prej andej të punojnë për të larguar grupet kriminale ndërkombëtare. “ Grupet mafioze qëndrojnë në krye të hierarkisë së piramidës kriminale. Ata nuk janë të përfshirë vetëm në një lloj veprimtarie kriminale, por në disa të tilla”, përfundon Mario Pazmiño, ish-drejtor i Inteligjencës së Ushtrisë Ekuadoriane. 

 

Më të lexuarat