BREAKING NEWS

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela paralajmëron lëvizjen që do të luftojë korrupsionin politik në nivele të larta: Do jetë fundi i...

“Do të nisë së shpejti”, Spartak Ngjela
x

Aktualitet

Ish-ministri i Drejtësisë nxjerr prapaskenat e forta: Aty nuk është e përqëndruar media. Ju tregoj se ku vepron KÇK-ja në Shqipëri

Ish-ministri i Drejtësisë nxjerr prapaskenat e forta: Aty nuk

Ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi tha se ajo që kryeministri Rama e ka quajtur KÇK ekziston dhe vepron më së shumti në gjykatat e rretheve.

 “Një nga problemet e mëdha që prodhoi Reforma në Drejtësi, ishte dhe kontigjenti i gjyqtarëve dhe prokurorëve që ecin me parimin kap ça t’kapësh. Edhe vetë gjyqtarët pranojnë se është një organizatë që vepron më tepër në gjykatat e rretheve, ku vëmendja e mediave nuk është e madhe. Fakti është real, unë e kam thënë edhe vetë përpara se ta thonte kryeministri. Drafti i paraqitur nga qeveria ka probleme serioze, që e ndërlikojnë atë me disa ligje të tjera që do e bënin antikushtetues. Ajo që është më e rëndësishme është përqendrimi i hetimit dhe mbledhjes së masave në një dorë të vetme, që është një zyrë pranë Ministrisë së Brendshme. Kushdo që të jetë ministër i Brendshëm, nuk mund ta ketë këtë pushtet. Nga 42 nene, ky draft ka 21 nene që bien në kundërshtim të hapur me Kushtetutën. Ndoshta do të diskutohet dhe përpunohet më tej”, tha ai.