Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ish-ministri shqiptar i akuzuar për ngacmim seksual u njoh me 17-vjeçare në spital: E kisha studente praktike, ja ç'ndodhi

Postuar: 12/09/2018 - 10:58

Ish-ministri i Shëndetësisë dhe ish-zëvendësministër në Qeverinë Haradinaj, Numan Baliq, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur në afërsi të fshatit Vitomiricë të Pejës.

Brenda spitalit në Pejë, një 17-vjeçare po ndiqte mësimet praktike. Gjatë qëndrimit këtu, nxënësja e shkollës së mesme të mjekësisë, kishte kontakte edhe me kirurgun Numan Baliq.
 
Por jo gjithçka për këtë vajzë të komunitetit boshnjak, shkoi siç kishte planifikuar. Ajo akuzon Baliq se e ka ngacmuar seksualisht.Përmes telefonit ish-ministri i Shëndetësisë, aktualisht zyrtar i kontrollit të cilësisë në spitalin Rajonal të Pejës, ka thënë se ky rast është i montuar.
 
Baliqi ka pranuar që e njeh vajzën dhe, sipas tij, familja e të miturës janë të afërt me rivalët e tij politikë, por për të cilët nuk ka përmendur emra.
 
“Rasti është shpifje, kjo nuk është e vërtetë. Unë vajzën e njoh, e kam pasur studente. Edhe familjen e saj, po ashtu, i njoh, e ata janë të afërt me rivalët e mi politikë për të cilët nuk dua të përmend emra. Po drejtësia shumë shpejt do ta zbardhë këtë rast”, ka thënë për T7 Baliq.
 
Spitali i Pejës për këtë rast është informuar nga mediat. Ata mohojnë se ky rast të ketë ndodhur në hapësirat e spitalit.
 
“Jo, rasti nuk ka ndodhur në spital, këtu në spitalin tonë asnjëherë nuk ka pasur kësi lloj rastesh. Vajza ka qenë praktikante këtu. Ne për rastin kemi dëgju përmes mediave. Për asgjë më shumë nuk jemi në dijeni”, ka thënë zëdhënësi i spitalit të Pejës, Naim Selmani.
 
E për Baliqin thuhet të mos ketë pasur asnjëherë ankesa nga pacientët e as nga stafi.
“Për doktorin asnjëherë nuk kemi pasur ankesa. Madje ka pasur pacientë që kanë ardhur e kanë kërkuar. Ai tash është zyrtar i kontrollit të cilësisë”, ka thënë Selmani.
 
Pas akuzave, 60-vjeçari Numan Baliq ka shkuar vetë në polici më 4 shtator disa javë pasi ka ndodhur rasti. Rastin në Policinë e Kosovës e ka paraqitur prindi i të miturës.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar dhe kanë bërë të ditur se prokurori i rastit e ka liruar Baliqin në procedurë të rregullt. Edhe Prokuroria Themelore e Pejës, përmes një përgjigje për T7, ka konfirmuar se janë duke e trajtuar këtë informatë dhe duke marrë veprimet e nevojshme por nuk kanë pranuar të flasin më gjatë për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2018 - 14:42

Filozofi Artan Fuga këtë herë përmes ironisë së hollë që e karakterizon kritikon Partinë Demokratike.

Postuar: 20/09/2018 - 14:34

Një ditë pas plagosjes që ndodhi ditën e djeshme në zonën e Unazës së Re,  nga spitali vijnë

Postuar: 20/09/2018 - 14:24

Në protestën e zhvilluar sot përpara Kuvendit, për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, janë dëgjuar fye

Postuar: 20/09/2018 - 14:16

Pas denoncimit të një incidenti nga Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit, aktorja Eva Alik

Postuar: 20/09/2018 - 14:15

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rën

Postuar: 20/09/2018 - 14:00

Tre të rinj nga Kavaja kanë përfunduar në prangat e policisë.

Postuar: 20/09/2018 - 13:46

“Kam vrarë gruan dhe të vras edhe ty”.