Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës: ERRU i bën fresk politikës së ditës, jo qytetarëve

Postuar: 14/11/2017 - 19:20

Ish-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Eno Bozdo ka reaguar pasi Enti Rregullator i Ujit miratoi sot çmimet e reja të ujit të pijshëm.

Sipas Bozdos çmimi i ujit u rrit në mënyrë të çuditshme. Bozdo thekson se do të mjaftonte reduktimi i humbjeve në rrjet të UKT për të mos rritur çmimin, por madje, shton ai, mund të ulej.

Reagim i ish-nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo:

ERRU çuditërisht vendos të rrisë çmimin e ujit në Tiranë. Pavarësisht se UKT i ka humbjet në rrjet mbi 70%. Do të mjaftonte reduktimi i këtyre humbjeve që çmimi jo vetëm të mos rritej, por madje të ulej. ERRU, si rregull, duhet ta detyrojë UKT më parë të ulë humbjet. Por ERRU i bën fresk politikës së ditës, jo qytetarëve.

Në qoftë se UKT do kishte një plan biznesi serioz, çdo bankë do ta financonte, pa pasur nevojë të rritet aspak çmimi ujit.

P.S. Ndërkaq Veliaj ka dy vjet që mburret se e ka përmirësuar ndjeshëm menaxhimin e UKT. Por qartazi gënjen!

Me sa duket, do ta japin me koncesion. Por më parë po e kthejnë në fitimprurëse....sigurisht me lekët tona.

Me tarifat e reja, të cilat hyjnë në fuqi në datën 1 janar 2018, uji i pijshëm rritet nga 45 lekë për m3, në 65 lekë/m3. Çmimi i ujit për bizneset ishte 135 lekë, ndërsa me tarifën e re, nga 1 janari 2018 do jetë 155 lekë/m3. Ndërsa për furrat e bukës do jetë 95 lekë për metër kub.

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/11/2017 - 15:43

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Pult të Dukagjinit. Persona ende të paidentifikuar i kanë bërë pritë një furgoni, dhe pasi e kanë ndaluar, kanë grabitur pasagjerët që udhëtonin me të.

Postuar: 23/11/2017 - 15:35

Një makinë ka përplasur një person mesditën e sotme te kryqëzimi i Cerrrikut. Ai ishte duke hecur me biçikletë dhe për pasojë ky i fundit është plagosur rëndë.

Postuar: 23/11/2017 - 14:48

Një adoleshent ka mbetur i plagosur në Vlorë pas një sherri me një bashkëmoshatar.
 

Postuar: 23/11/2017 - 13:39

Janë zbardhur detaje të reja nga vizita e djalit te George Soros, Alexander Soros ne Tiranë.

Postuar: 23/11/2017 - 13:27

Shkatërrohet një rrjet prostitucioni në Kosovë, ndërsa në pranga kanë rënë 12 persona.

Postuar: 23/11/2017 - 12:10

Një ngjarje e rënda ka ndodhur ditën e sotme që ka tronditur qytetin e Kavajës. 

Postuar: 23/11/2017 - 11:24

Lidhur me çështjen Habilaj, janë firmosur urdhër-ndalime për disa ish-drejtues të lartë të policisë, mes tyre edhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës Jael Çela.