BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Ish-presidenti flet për largimin e shqiptarëve: Më masivi që nga ai i 90-91, librat nuk ka kush t’i marrë

Ish-presidenti flet për largimin e shqiptarëve: Më masivi që

“Këto tre vite të fundit kemi largimin më masiv që nga ai i 1990-1991”. Kështu shprehet ish-presidenti Bujar Nishani, teksa analizon situatën e largimit të shqiptarëve nga vendi.

Me një shënim në faqen e tij në FB, Nishani ironizon me fushatën e qeverisë për librat falas, shkruan se ato nuk ka kush t’i marrë, pasi shkollat po mbyllen e fëmijët me familje po largohen nga vendi pas mungesës së shpresës.

Bujar Nishani 

Të dashur miq, librat e shkollës të fëmijëve shqiptar po mbeten jetim !
Pak ditë më parë një lajm pothuajse i kobshëm u bë prezent nga vetë autoritetet e qeverisë së Tiranës.
Në qarkun e Fierit mbyllen 16 shkolla !
Shkaku, largimi i familjeve shqiptare bashkë me fëmijët e tyre nga Shqipëria drejt emigracionit.
Këto tre vite të fundit kemi largimin më masiv që nga ai i 1990-1991.
Në këto dy valë të mëdha emigrimi ka padyshim karakteristika të ndryshme, synime të ndryshme, pritshmëri të ndryshme, pasoja të ndryshme.
Por refleksioni në krahasimin midis këtyre dy rasteve duket të jetë shumë i trishtë.
Në të ‘90-at dominonte ëndërra, adhurimi, etja për modelin, realitetin, jetën, civilizimin, kulturën, oportunitetin e perëndimit, kapitalizmin, Evropën.
Shkuarja drejt së ardhëmes së mirë, me synimin e ndryshimit të asaj që lihej pas.
Në prag të 2020 evidentohet ikja nga realiteti i pashpresë.
Mungesa e dëshirës dhe hapsirës për ti pritur atje ku shkojnë, limitimi i skajshëm i oportuniteteve ku stacionohen, nuk frenon fatalitetin, pakënaqësinë, zhgënjimin, braktisjen ndaj asaj që lenë.
Në ‘90-ën, shpresa dhe besimi ishin motivi.
Në 2018, dëshpërimi është vrastari.
Të mbyllen 16 shkolla vetëm në qarkun e Fierit do të thotë praktikisht se janë larguar më shumë se 1/3 e nxënësve brenda një viti.
Eshtë larguar truri, energjia, familja, trashëgimia e vendit.
Kjo është tradhëtia më e madhe kombëtare ndaj shqiptarëve që nga 1912-ta.
Ky fatalitet që po na kolapson në vend që të sfidohet, kthehet në komedi politike.
Përgjegjësit e vetëm të përzënies s? fëmijve dhe mbylljes së shkollave çfaqen duke “dhuruar” libra.
Por librat ska kush ti marrë !
Fëmijët kanë ikur !
Kanë ikur, se që të mësojnë duhet të mos kenë uri.
Kanë ikur, se që të dalin për në shkollë, duhet të jenë të veshur e të mbathur.
Kanë ikur, se që të mbërrijnë në shkollë duhet me se të lëvizin e udhë që ti çojë atje.
Kanë ikur, se që të nxënë duhet të mos dridhen nga kallkanosja.
Kanë ikur, se që të kontribuojnë fort nesër, duhet edhe të qeshin e të gëzojnë.
Kanë ikur se për ta nuk ka ushqim, nuk ka veshje, nuk ka siguri, nuk ka shërbim, nuk ka gëzim.
Kanë ikur dhe librat i kanë lënë jetim !
Jua kanë lënë ato ti mbajnë në duart e pista atyre që në vend të fëmijëve shqiptar u duhen ata 6-7 oligarkët tahmaqarë.
Jua kanë lënë atyre që u gëzohen kullave në vend të shkollave, çarterave në vend të klasave të ngrohta me zhurmë nx?nësish që vibrojnë, parave të pista të narkotrafikut në vend të librave të fëmijëve, errësirës në vend të dritës, ikjes në vend të lindjes.
Ndaj librat e nxënësve mbetën jetim këtë vit në Shqipëri.
Sot mbetën jetim librat e nxënësve e nëse nuk e ndalim këtë fatalitet, shpejt do të mbeten rrugët, bisneset, tokat, shtëpitë, trashëgimia jetim.
Librat mbetën jetim se fëmijët i përzunë nga ky vend.
Që e gjithë kjo tokë të mos mbetet jetim, duhet që shqiptarët të përzenë nga zyrat ku vendoset fati i tyre, shkaterruesit e Shqipërisë, jetës së tyre, të sotmes dhe të ardhmes së tyre, shpresës dhe besimit.
Përndryshe do mbetemi veç dëshmitarë pa zë të kësaj tradhëtie të madhe kombëtare !