BREAKING NEWS

Bien rastet e reja! Më shumë të shëruar se të infektuar, ja si paraqitet sot situata epidemiologjike në Shqipëri në 24 orët e fundit

Bien rastet e reja! Më shumë të shëruar se të
x

Aktualitet

Ish-truproja e Sali Berishës zbulon të pathënat, tregon çfarë ndodhi natën kur u vra Azem Hajdari dhe flet me emra: Ky është një truk i...

Ish-truproja e Sali Berishës zbulon të pathënat, tregon

Sali Lushaj, ish truproja i ish kryeministrit Sali Berisha ka kujtuar momentet e fundit të Azem Hajdarit, të cilit iu bë atentat para PD-së si dhe takimin e fundit me Izet Haxhinë, të akuzuarin për vrasjen e Hajdarit.

“Vetëm një farsë me heq vëmendjen nga realiteti i sotëm, nga e gjithë kjo katastrofë që po ndodh në Shqipëri, të merren me gjyqin e Azem Hajdarin që është 95% i zbardhur. Izeti është i arrestuar, do që të dalë. Ai e di se ka një dënim apo 20, 25 vjet, do që të dalë, të marrë pafajësinë. Për mua është normale nga çdo i burgosur.

Unë me Izetin, ditën e vrasjes së Azemit kemi qenë deri në orën 01:00 bashkë me të vëllain e Izetit. Kemi ngrënë drekë bashkë para PD dhe më pas Izeti tha kam një punë me disa miq dhe se kam parë deri të nesërmen. Të nesërmen e takova nga ora 8.30-9.00 para PD. Kemi diskutuar, por jo në detaje sepse ishin të gjithë të revoltuar, të gjithë të mërzitur se ishte ditë e zezë.

Kemi ndejtur 4 veta në një shtëpi, por nuk jepte asnjë përshtypje se ishte në dijeni. Pas një muaji, e kishte të ëmën sëmurë në Tropojë, erdhi vëllai e mori atë natë dhe nuk jemi parë më deri sot”, tha Lushaj.

Ish truproja i Berishës ka treguar se me Izet Haxhinë kanë lidhje familjare prej vitesh dhe kanë marrë pjesë në ceremoni dasmore apo mortore të njëri-tjetrit.

“E kam shumë afër me shtëpi në fshatin e Tropojës. Jemi 200-300 metër larg njëri tjetrit. Kemi shkuar shumë mirë me njëri tjetrin sepse si të thuash jemi një fis. E kam njohur babain, një punëtor i tmerrshëm, po ashtu dhe e ëma, një punëtore fisnike, mikja më e ngushtë e nënës sime.

Unë nuk mund të them asgjë çfarë nuk shoh. Atë natë, unë për veten time nuk i kam parë në asnjë vend. Se çfarë kanë dëshmuar të tjerët, le të flasin të tjerët”, tha Lushaj.

Lushaj ka rrëfyer me detaje momentin e fundit të Azem Hajdarit dhe momentin kur Berisha shpërtheu në lot pas vdekjes së tij, ndaj e cilëson të paarsyeshme kërkesën për të dëshmuar në gjyq.

“Po kam qenë në bilardo, më kërkoi Pollo, shkoj e takoj në korridor, në derë të zyrës së tij. Shkoj e takoj 2 minuta, në këtë moment Azemi po dilte. Më tha Sali, a mundesh 2 minuta sepse është një makinë e dyshimtë poshtë, se kush e kishte njoftuar nuk e di. Po dola Azem, i thashë, mbarova me Gencin, edhe i them rojes ku iku Azemi. Ishte një moment shumë errësirë se dritat u fikën me qëllim, 4-5 minuta para, komplet krahu i lulishtes. Makina nuk dukej, derisa të afroheshe jo. Dëgjova që po bëhej një debat, sa jam afruar, jo më shumë se 3-4 metra, aty kanë plasur armët. Nuk kishte armë Azem Hajdari.

Është gjasme insekim. Pse të dilte Azemi me armë? Nuk po shkonte për luftë. Ku e panë pistoletën në atë errësirë? Përballë ishin ata që u vranë. Në këto momente Berisha ndodhej në zyrë. S’ka shanse të shihej gjë. Të bëjnë ekspertizën. Duan që të fusin figurën se e futi Berisha. Hajdari ishte shumë mirë, më mirë se kurrë. Pas ngjarjes, e morëm me një makinë, e çuam në spital të vdekur. Më pas erdhi Berisha me të tjerët, me Ylli Rakipin, kanë hyrë brenda shumë punonjës. Ky është një truk që duan ta bëjnë të gjithë të majtët që duan patjetër ta fusin Berishën. Berishës i shkonte loti kokërr më shumë se të tjerëve e familjes së tij. Për çfarë të thirret Berisha? Edhe unë nuk kam pse shkoj në gjyq, por sa të më thërrasin shkoj”, tha Lushaj.

Më të lexuarat