BREAKING NEWS

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte përdhunimin nga disa persona, kush është shefi i lartë i Policisë: I kërkoi favore seksuale dhe mbesës së shkrimtarit të madh Martin Camaj

Shokuese/ Përdhunoi vajzën që shkoi të denonconte
x

Aktualitet

Ishin kthyer në një tmerr për banorët, arrestohen dy të shpallurit në kërkim nga Kavaja

Ishin kthyer në një tmerr për banorët, arrestohen dy të

Policia ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen se kryenin grabitje me dhunë në Kavajë.

Kanë përfunduar në pranga një 28-vjeçar dhe një 41-vjecar, të cilët kanë kryer disa vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor "Rrakulli"

Operacioni, për kapjen e autorëve të vjedhjes së banesave me thyerje dhe me dhunë

Kapen dy persona të shpallur në kërkim, të dy me masë sigurie "Arrest në burg"

Zbardhen 12 raste të vjedhjes së banesave me thyerje e dhunë

Vihet në pranga 28-vjeçari, si bashkautori i vjedhjes së banesës me dhunë në fshatin Rrakull dhe i katër vjedhjeve të tjera me thyerje. Një muaj më parë u arrestua edhe autori tjetër i këtyre vjedhjeve

Po gjatë operacionit, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje dhe aktualisht me masë sigurie "Arrest në burg", i dyshuar si autor i 7 vjedhjeve me thyerje

Policia e Kavajës, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë dhe kapjen e autorëve, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Rrakulli", në kuadër të të cilit u bë kapja e dy personave të shpallur në kërkim, konkretisht:

E. L., 28 vjeç, banues në Kavajë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë i kishte caktuar masën e sigurimit "Arrest në burg", për veprën penale ”Vjedhja me dhunë”, pasi ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin K. L., 34 vjeç, banues në Kavajë, arrestuar më datë 22.02.2020 (dhe aktualisht është me masë sigurimi “Arrest në burg), në lagjjen nr. 4 Kavajë, më datë 21.02.2020, kanë tentuar të vjedhin me dhunë, duke goditur me sende të forta shtetasin Xh. L., 81 vjeç.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se të dy këta shtetas janë autorë edhe të katër rasteve të tjera të vjedhjes së banesve me thyerje

Po gjatë operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit tjetër në kërkim K. K., 41 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për vjedhje, pasi për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg, në mungesë", për veprën penale “Vjedhja”, pasi ky shtetas ka tentuar të vjedhë me thyerje në banesën e shtetasit M. Rr., në fshatin Rrakull.

Nga veprimet e shpejta hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, u bë e mundur zbardhja edhe e 7 rasteve të tjera të vjedhjeve të kryera nga ky person.