BREAKING NEWS

Ja se si nobelisti Montagnier po hedh në erë Big Farmën dhe po zbardh veprimet kriminale me covid 19

Ja se si nobelisti Montagnier  po hedh në erë Big Farmën dhe  po
x

Aktualitet

Ishte ekstraduar nga Gjermania për drogë, 56-vjeçarit nga Korça i ndodh çudia nga SPAK (EMRI)

Ishte ekstraduar nga Gjermania për drogë, 56-vjeçarit nga

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka ‘harruar’ një shqiptar të ekstraduar nga Gjermania, i cili ishte në pritje prej 5 ditësh të caktimit të masës së sigurisë. Gjergj Çollaku u ekstradua në Tiranë, ndërkohë që masa e sigurisë ‘arrest me burg’ iu dha 5 ditë me vonesë, ndonëse kjo duhej brenda 48 orëve.

56-vjeçari nga Korça ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”. 

Sipas avokatëve Çollaku është ekstraduar me datë 14 janar nga Gjermania, ndërsa sipas ligjit SPAK duhet të ekzekutonte menjëherë me pas urdhrin e arrestit. SPAK ka dërguar në Gjykatë procesverbalin e ekzekutimit të urdhrit të arrestit te datës 19 janar, pra 5 ditë më vonë.