Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ishte kthyer në tmerrin e banorëve, kapet ‘mat’ dhe arrestohet hajduti i banesave (DETAJE)

Postuar: 14/08/2019 - 11:54

Zbardhen 4 vjedhje banesash, të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Kavajës dhe vihet në pranga hajduti.

Blutë bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi me iniciale B. A., 29 vjeç, banues në Luz të vogël të Kavajës.

Ky person, muajt e fundit në qytetin e Kavajës ka vjedhur në 4 banesa, në të cilat ka marrë vlera monetare, bizhuteri dhe orendi të ndryshme shtëpiake.

Kavajë/ Njoftimi i policisë:

Zbardhen 4 vjedhje banesash, të ndodhura gjatë muajve të fundit në qytetin e Kavajës.

Zbardhja pas një pune hetimore me metoda speciale të hetimit.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Shëtitësi 1"

Në pranga 29 - vjeçari i cili kryente vjedhje banesash të ndryshme.

Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, kapjen dhe arrestimin e autorëve, shërbimet e Policisë të Komisariatit Kavajë, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një pune të bërë me metoda speciale të hetimit, organizuar dhe finalizuan operacionin "Shëtitësi 1", ku u bë e mundur zbardhja e 4 rasteve të vjedhjes së banesave të mdryshme në Kavajë.

Si rezultat i operacionit u bë ndalimi  i shtetasit: B. A., 29 vjeç, banues në Luz të vogël Kavajë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas  muajt e fundit në qytetin e Kavajës ka vjedhur në 4 banesa , në të cilat ka  vjedhur vlera monetare, bizhuteri dhe orendi të ndryshme shtëpiake.

Materialet procedurale do t'i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” në ngarkim të B. A

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/08/2019 - 08:02

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në një nga zonat më të populluara në kryeqytet. Punëtori i një objekti që po rikonstruktohej në “Myslym Shyr” është qëlluar me një plumb në kokë.

Postuar: 23/08/2019 - 07:59

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 9 vite heqje lirie Klodian Cirunën, i akuzuar se nëpërmjet mashtri

Postuar: 22/08/2019 - 23:57

Policia e Tiranës ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Tiran

Postuar: 22/08/2019 - 22:39

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka ironizuar deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me tër

Postuar: 22/08/2019 - 21:49

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Postuar: 22/08/2019 - 20:27

Sjellja e gabuar për dy peshq zgare i kanë kushtuar shtrenjtë kushëririt të ish-deputetit të Hi