Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ishte kthyer në tmerrin e fierakëve, arrestohet skifteri i varëseve të floririt (Njoftimi i Policisë)

Postuar: 15/11/2019 - 13:39

Nga Policia në Fier është arrestuar një 24-vjeçar me iniciale E.B pasi vidhte varëse floriri. Sipas Policisë me anë të forcën 24-vjeçari iu këpuste varësen nga qafa qytetarëve.

Njoftimi i Policisë:

Lushnjë, Fier

Operacion nga Komisariati i Policisë Lushnje në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier.

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Gold”.

Vodhi me dhunë varëset nga qafa 5 shtetaseve, Policia kap dhe ndalon autorin e dyshuar.

Në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të varëseve nga qafa me dhunë të ndodhura në Fier dhe Lushnje, policia bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar.

Nga shërbimet e policisë Fier dhe Lushnjë, u finalizua operacioni i koduar “Gold” ku në përfundim të tij u bë ndalimi i shtetasit:

E.B., 24 vjeç, banues në Ura Vajgurore.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë dokumentimi i 5 vjedhjeve të kryera nga ky shtetas.

Konkretisht specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë dokumentuan këto 2 ngjarje:

 •Në datën 09.11.2019, në afërsi të një banke në qytetin e Lushnjes, dyshohet se ka vjedhur me forcë varësen nga qafa shtetases F.F.

•Në datën 12.11.2019, në afërsi të spitalit të qytetit të Lushnjes, dyshohet se i ka vjedhur me forcë nga qafa varësen e floririt shtetases E.H dhe është larguar me vrap

Gjithashtu, nga hetimet e kryera nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i 3 ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Fierit ku autor i dyshuar është 24-vjeçari nga Ura Vajgurore.

Konkretisht:

•Në datën 03.09.2019 në lagjen “Liri Gero” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases A.Xh.

•Në datën 29.10.2019, në lagjen “Kongresi i Përmetit” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases F.P.

•Në datën 31.10.2019, në lagjen “Sheq i Madh” Fier, dyshohet se ka vjedhur me dhunë varësen e shtetases N.M.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Lushnjë për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2019 - 17:13

Një një shqiptar është arrestuar mbrëmjen e kaluar në Itali, pasi policia i gjeti një sasi lëndë narkotike.

Postuar: 14/12/2019 - 16:53

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e Abc News edhe për kapjen e 670 kilogramëve kokainë që

Postuar: 14/12/2019 - 16:36

Specialistët e Interpol Tirana arritën të ekstradonin nga Duesseldorfi në Gjermani, 39 vjeçarin Y

Postuar: 14/12/2019 - 16:22

Sa i përket arrestimeve për shembjen e godinës tek Kavalishenca, gazetarja Klodiana Lala tha se a

Postuar: 14/12/2019 - 16:12

Ky besim dhe kurajo që pashë tek shqiptarët më kujtoi që kjo forcë dhe aftësi për të përballuar v

Postuar: 14/12/2019 - 16:00

Dy persona u vunë në pranga në kushtet e flagrancës sot nga Komisariati i Policisë Nr.

Postuar: 14/12/2019 - 15:42

Aksionit të policisë për arrestimin e të akuzuarve për viktimat e tërmetit në Durrës i kanë shpët