Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ishte në kërkim për grabitje pasi u dënua me 6 vite burg/ Ja kush është i riu i arrestuar

Postuar: 18/08/2018 - 14:23

Një i ri në kërkim, pas një dënimi me 6 vite burgim në shkallë të parë për vjedhja me dhunë në bashkëpunim, është vënë në pranga. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastrës bënë me dije se i arrestuari është 28-vjeçari i lindur në Vlorë, Juljan Islamaj.
 
Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër, me Vendimin nr.627. datë 19.04.2017, ka dhënë dënimin me 6 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim”.
 
I arrestuari ka qenë një nga autorët e ngjarjes të ndodhur më datë 29.04.2016, ku në segmentin rrugor Krahës-Memaliaj, i kanë vjedhur me dhunë shtetasit M.L, një sasi lekësh dhe sende të tjera.
 
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme,  neni 130 dhe 25 i Kodit Penal, shtuan të njëjtat burime.
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 4

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/09/2018 - 10:55

Një dyqan bizhuterish në Elbasan ka rënë pre e grabitjes gjatë natës, ndërsa pak çaste më vonë është arrestuar dhe autori.

Postuar: 19/09/2018 - 10:31

Në seancën e ditës së nesërme është parashikuar që të kalojë për votim varianti i ri i ligjit për

Postuar: 19/09/2018 - 10:28

Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesën për ndryshim mase të një prej të arrestuarve për 3

Postuar: 19/09/2018 - 10:15

Mjekësia në Shqipëri të sëmur dhe ky është rasti i Tonin Gjonit, 55 vjeç nga Shkodra.

Postuar: 19/09/2018 - 10:13

Një 39-vjeçar është bërë protagonist i një ngjarje të rëndë, pasi ka mashtruar ish-partneren e ti

Postuar: 19/09/2018 - 10:05

Një biznesmen është dhunuar rëndë nga disa persona në Tiranë.