BREAKING NEWS

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen koalicionet parazgjedhore. Zbardhen emrat e deputetëve që votuan pro

Miratohet nisma e opozitës parlamentare: Hapen listat dhe ndalohen
x

Aktualitet

“Ishte një lajm shokues”, Pëllumb Pipero reagon pas vdekjes së kolegut të tij, ka një kërkesë për çdo qytetar

“Ishte një lajm shokues”, Pëllumb Pipero reagon pas

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero tha se vdekja e kolegut të tyre Arjan Pushi, ishte një lajm shokues për të gjithë dhe vërtetoi atë që është thënë gjithmonë, se ky virus është shumë i rrezikshëm dhe nuk përjashton askënd.

Ai theksoi se ndryshe nga faza e parë e këtij virusi, kur ishte e nevojshme mbyllja e detyruar e qytetarëve apa karantinimi, në fazën e dytë janë 2 gjëra që duhen pasur gjithmonë parasysh, të cilat sipas tij nëse zbatohen, do të bëjnë të mundur vënien nën kontroll të virusit për 1 javë deri në 10 ditë.

“Faza e dytë e kësaj epidemie do mirëkuptim dhe bashkëveprim; nga përgjegjësia e qeverisë kalon në përgjegjësi të të gjithë qytetarëve në respektim të dy masave fare të thjeshta. Kjo pandemi ishte historike dhe na dha një mësim historik; distanca dhe mbajtja e maskës, krahas higjienës, janë të mjaftueshme për ta mbajtur nën kontroll këtë epidemi. Atje ku janë respektuar këto masa rezultatet kanë qenë shumë të mira.Do t’ju lutesha të gjithë qytetarëve që edhe sot pasdite, në darkë apo nesër në mëngjes të nisin të respektojnë distancën dhe vendosjen e maskës dhe për 1 javë apo 10 ditë epidemia vihet nën kontroll”, tha mjeku.