
Shkon në 19 numri i personave të arrestuar nga operacioni “Plumbi i Artë”/ E 'fundosi' dëshmia e Nuredin Dumanit, vihet në pranga i shpalluri në kërkim, akuzat që rëndojnë mbi të

U arrestua së bashku me kryebashkiakun, GJKKO liron nga qelia ish zyrtarin e lartë (EMRI)

KED i dorëzoi 3 emra, Gjykata e Lartë merr vendimin për zgjedhjen e anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetues

“Bandat shqiptare ‘uzurpojnë’ rrugët e Britanisë”, Sekretarja e Brendshme nuk ndalet: Ky është vetëm fillimi, ja masat që do të merren

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

“Ishte një ngjarje e rrezikshme, nuk iu falet”, Ervin Karamuço fajëson zyrtarët e policisë për vrasjen që tronditi vendin: Edhe gjyqtari ka shumë faj dhe përgjegjësi

Shkruar nga SOT.COM.AL 28 Qershor 2022

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço mendon se shkaku i vrasjes së Pjerin Xhuvanit janë mosveprimet e policisë. Duke komentuar arrestimin e dy zyrtarëve të policisë për ngjarjen e ndodhur më 21 prill 2021.
Karamuço tha në “Open” se nuk iu falet që mos bëheshin veprimet më elementare në një ngjarje kaq të rrezikshme me pasoja.
“Nuk di nëse është manipuluar apo jo, unë mund të flas për çfarë ka munguar në kuptimin e nenit 248 të kodit penal që flet për shpërdorimin e detyrës. Me mosveprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën dhe për këtë flasin shumë ligje. Duhet të ishin zbatuar shumë dispozita. Gjëja e parë që bëhet kur ka një element të armatosur, gjëja e parë që bëhet nga policia nxirret arma sepse ke detyrën t’i mbrosh jetën qytetarit të pranishëm që i rrezikohet jeta dhe të thërrasësh forca shtesë. Bën neutralizimin e personave. Rrethon vendin e ngjarjes, bën të gjitha veprimet sepse ata janë nivel i lartë drejtues i policisë së Shtetit. Shyqyr që do kishin koinciduar ata për të kryer veprimet e duhura profesionale. Këtyre nuk iu falet që mos bëheshin veprimet më elementare në një ngjarje kaq të rrezikshme me pasoja. Shkaku janë mosveprimet”, deklaroi Karamuço.
Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se Prokuroria e thotë qartë që vrasja e Pjerin Xhuvanit mund të parandalohej nëse do ishin kryer veprimet nga zyrtarët e policisë. “Fakti që vonoi 1 vit e 2 muaj do të thotë që tentativat për manipulim kanë qenë shumë të forta”, tha ajo.
Karamuço shtoi se edhe gjyqtari ka përgjegjësi. “Ne kemi miratuar ligje me paragrafë të tërë në anglisht, i kishim harruar anglisht, e miratuan 140 deputetë, dhe më pas një që e mori vesh pasi u botua në fletoren zyrtare u kthye mbrapsht dhe u anulua. Ne flasim për një vendim gjyqtari me mbingarkesë, por edhe ai ka shumë faj dhe përgjegjësi”, u shpreh Karamuço.
Më të lexuarat


Del njoftimi zyrtar, këto janë dy zonat ku do të nisin kërkimet për flori në Shqipëri

“Do të përfundoni nën rrotat e makinave”/ Agjencia Policore nis verifikimet për efektiven e Elbasanit që bëri bujë: E kemi parë dhe me gjarpër nëpër intervista. Përdori gjuhë fyese

Qarkullonte me armë në brez në qendër të Burrelit, arrestohet 22-vjeçari

U arrestua pasi iu gjet arsenal armësh prapa presidencës në Tiranë, Kujtim Caushi është daja i 'bosit' të drogës që u ezekutua bashkë me nënën në 2008-ën. Klodiana Lala zbardh detajet e reja

Pronari i një farmacie në Tiranë dhe një 27-vjeçare përfundojnë në prangat e policisë, ja çfarë i fundosi

SHBA, thirrje Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë dialogun

“11 tualete dhe palma të sjella me helikopterë”/ Romeo Kara ironizon Ilir Metën: Në cilën nga 11 halet e vilës disa miliona euroshe, të familjes "Adams", mund të të lindi, frymëzimi i...

“Gazetarë të degjeneruar”/ Artan Hoxha i kthehet keq nënkomisares së Elbasanit: Nepërka paska dalë nga kafazi

Çfarë kanë pikasur hetuesit? Ja pista kryesore e atentatit me dy të vrarë në Vlorë/ Kush i tradhtoi? Si përfunduan viktimat në pritë

Këmbimi valutor/ Me sa shitet dhe blihet dollari dhe euro. Çfarë ndodh me monedhat e tjera?
