BREAKING NEWS

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë nga shtëpia/ Bora Zemani reagon për herë të parë për Donaldin dhe bën deklaratën që askush nuk e priste: Ju lutem qetësohuni!

Pas zhurmës së madhe mediatike aktori kërkon të dalë
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën epidemiologjike në vend: Një viktimë në 24 orët e fundit, ja sa infektime janë regjistruar

Ministria e Shëndetësisë informon mbi situatën
x
BREAKING NEWS

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh çmimin marramendës që kushton: 15 mijë dollarë vetëm në një orë për të udhëtuar. Lëviz me flatra...

“Avioni privat i Ramës”, Basha publikon foton dhe zbardh
x
BREAKING NEWS

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur
x
BREAKING NEWS

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon ambasadorja Yuri Kim dhe jep mesazhin e fortë

Zgjidhen anëtarët e rinj të KED për vitin 2022, reagon
x
BREAKING NEWS

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do të përballen me reshje masive dhe rrufe gjatë fundjavës. Ja kur pritet më e keqja

Pritet ciklon? Po vjen nga veriu! Harta, të gjithë qytetet që do
x
BREAKING NEWS

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm, ndërron jetë drejtori i këtij gjimnazi në Shqipëri (EMRI)

Lajm i trishtë! Luftoi një muaj me virusin e rrezikshëm,
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët për të nisur protestat pas 11 dhjetorit, tubime para Kryeministrisë dhe selisë së PD

Sali Berisha përgatitet për trazira, mobilizon të vetët
x

Aktualitet

Ishte një nga të dyshuarit kryesor për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, ekspertët zbardhin si arriti Hajri të justifikojë pasurinë me vlerë miliona euro (VIDEO)

Ishte një nga të dyshuarit kryesor për rrëmbimin dhe

Pas publikimit të pamjeve tronditëse të torturimit të Jan Prengës në mjediset e një resorti në fshatin Pjesëz të Shijakut, policia mbërritiu menjëherë në 3 shkurt të vitit 2020 në pronën e Altin Hajrit. Ai ishte një ndër të dyshuarit kryes për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, trupi i pajetë i të cilit nuk është gjetur ende.

Policia vendosi ta nisë pikërisht nga aty aksionin “Forca e Ligjit”, një aksion që synon sekuestrimin e pasurive të krimit të organizuar.

“Sekuestrimi i këtij objekti dhe i të gjitha pronave të shtetasit Altin Hajri bëhet në bazë të elementit të urgjencës të parashikuar në ligjin special. Me vendosjen e kësaj mase sekuestroje, objekti kalon në administrim të Agjencisë së Administrimit të Aseteve, e cila në bazë të Ligjit Special është vendosur nën varësinë e Ministrisë së Brendshme.

Ky është urdhri i drejtorit të Policisë Kriminale për sekuestrimin e resortit dhe karburantit në pronësi të Hajrit, bazuar në aktin normativ të operacionit Forca e Ligjit. Kërkesa u pranua në masën paraprake të dhënë nga gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar. Më pas, gjithçka rezultoi një blof. Gjatë shqyrtimit gjyqësor në shkallën e parë, resorti iu rikthye pronarit.

Gjykata e Apelit vendosi pushimin e çështjes, çka i ktheu përfundimisht kompleksin Altin Hajrit. Por, si arriti të justifikojë Hajri pasurinë me vlerë miliona euro? Ai paraqiti disa dokumente noteriale ku tregonte akumulimin e vlerave monetare nga shitja e tokave të familjes të përfituara nga ligji 7501. Gjykata pajtoi kontabilisten Shpresa Breçani si eksperte të jashtme për analizimin e raportit të ardhura-shpenzime. Breçani, njihet si ish-kontabiliste e biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazlliç në aferën e Porto-Romanos. Në analizën e saj Breçani arrin në konkluzionin se raporti i të ardhurave dhe shpenzimeve të Altin Hajrit është plus 18 milionë lekë të reja dhe ai i justifikon burimet e financimit të kompleksit. Megjithatë, bie në sy fakti se vlera e pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme të resortit

“Golden” vlerësohen 46 milionë lekë të reja. Pra, me këtë shumë në dukje modeste është vlerësuar ky investim gjigant që shihni i përbërë nga 3 godina luksi, pishina dhe lulishte…

“Këta mundohen sa më shumë të jetë e mundur, le të themi përmes manovrave të ndryshme pse jo përmes ndikimit në instancat e strukturave kundër pastrimit parave që të sigurojnë sa më shumë para të pastër në letra, me këto para të pastra shkojnë te gjykata ku ndodh pjesa tjetër e korrupsionit” u shpreh Pano Soko, Ekspert Ekonomie

“Të certifikohet të themi kriminaliteti tyre apo përfshirja në aktivitete të paligjshme, të certifikohet prodhimi i të ardhurave në këto aktivitete se kemi pas raste të perosonave që kanë bërë vrasje apo plagosje që jo detyrimisht hyjnë në ato vepra penale të prodhimit të të mirave materiale” u shpreh profesori i drejtësisë, Alban Koç

Pas këtij aksioni të nxituar, pa përmbyllur një dosje të kopsitur me fakte, pronat e Hajrit konsiderohen të pastra përfundimisht duke kaluar një proces në sistemin e drejtësisë.

“Kjo është një lloj legalizimi të themi dhe ndërtime pa leje, i veprimit juridik. Pra nëse nuk provojmë fajësinë e personit, përfshirjen në aktivitet kriminal ku prodhohen të ardhura të konsiderueshme, për justifikimin e këtyre aseteve në një farë mënyrë krijojmë përshtypje e një padrejtësie që i bëhet subjektit dhe japin një lloj verdikti që me të drejtë sic e përmendët ju mund të konsiderohet gjë e gjykuar”u shpreh profesori i drejtësisë, Alban Koçi për ‘Top Story’.