BREAKING NEWS

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i përgjigjet Sali Berishës

'Iku nga Durrësi se mori vesh se do shkonte Basha', Rama i
x

Aktualitet

Ishte pjesë e grupit që shkaktoi vdekjen e muzikantin të famshëm italian, përfundon në pranga shqiptari (Emri)

Ishte pjesë e grupit që shkaktoi vdekjen e muzikantin të

Shtatë persona janë lënë në burg dhe dy prej tyre në arrest shtëpie, pasi akuzohen se kanë marrë pjesë në mënyrë jo të drejtpërdrejtë në vrasjen e muzikantit Mirco Pellegrini.

Të arrestuarit janë Roberto Baçhis, Vincenzo Maletta (59) e Jennifer Maletta, banues në Saviona, Juan Manuel Macias Caicedo nga Ekuadori, Bel Hassan El Hai El Bahri dhe Chedli Hai Bahri, vëllezër nga Tunizia, Mourad Ben Ali nga Tunizia, Mohamed Mamlagh nga Tunizia dhe Enkeled Mërtiri, shqiptar.

Hetimet për vdekjen e 57-vjeçarit Pellegrini, i cili vdiq nga mbidoza, ngjarja e ndodhur në vitin e kaluar, sollën zbërthimin e këtij grupi.

Të nëntë anëtarët, mes të cilëve edhe shqiptari, dyshohet se i kanë shitur drogë muzikantit, që i ka sjelle vdekjen.

Hetimet mbeten ende në vazhdim për të parë se cili ishte personi që ia shiti dozën që i solli vdekjen 57-vjeçarit. Tregu i drogës që shitej nga ky grup, menaxhohej nga të arrestuarit nga Afrika e Veriut dhe më pas shpërndahej nga italianët dhe shqiptarët.

Shqiptari, Mërtiri është vënë në pranga edhe dy herë të tjera për shpërndarje të lëndëve narkotike. Në vitin 2007 ai u arrestua por u lirua shumë shpejt. Ndërsa në korrik të vitit të shkuar, Mërtiri ra sërish në pranga. Ai u kap teksa shpërndante heroinë me biçikletë por sërish fitoi lirinë.

Kësaj radhe është lënë në burg, deri në përfundimin e plotë të hetimeve.