Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ishte shpallur në kërkim, kapet organizatori i një bande droge në kryeqytet

Postuar: 07/12/2017 - 10:37

Policia e Tiranës ka kapur dhe ndaluar një person shumë të kërkuar, të shpallur në kërkim,  të dyshuar si organizator i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në bashkëpunim me Drejtorinë  e Forcës së Posaçme Operacionale, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin e koduar “MYZË”.

Si rezultat i këtij operacioni,  në  një lokal në rrugën “Jordan Misja” Tiranë, u kap dhe u ndalua personi në kërkim: Marko Bushi, 41 vjeç, banues në Urakë, Burrel.

Personi i lartpërmendur ishte i shpallur në kërkim  në bazë të Procedimit Penal 86 të vitit 2016, procedim  i cili është ndjekur dhe bashkërenduar nga Policia e Shtetit me Prokurorinë e Krimeve të Rënda pasi më datë 05.10.2016, në bazë të një plani paraprak, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, kanë ushtruar kontroll territori për kultivim të bimëve narkotike në  fshatin Myzë, Njësia Administrative Lis, Bashkia Mat. Gjatë operacionit u gjetën dy parcela të kultivuara me bimë narkotike ku u asgjësuan gjithsej 10 480 bimë Cannabis Sativa.

Shtetasi i lartpërmendur ka kërcënuar Prokurorin dhe forcat e Policisë lokale. Me ndërhyrjen e FNSH-së operacioni vijoi dhe u finalizua me asgjësimin e bimëve narkotike.

Në vijim të veprimeve të kryera është bërë i mundur identifikimi i autorit, dokumentimi i veprimtarisë kriminale të tij dhe grupit që ai drejtonte në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Nga hetimet e kryera rezulton se ky shtetas ishte në rolin e organizatorit të grupit kriminal.

Gjykata e Krimeve të Rënda më datë 21.03.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për shtetasin e lartpërmendur, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i  narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë dhe kapjen e personave të tjerë të këtij grupi kriminal.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 46

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2018 - 10:44

Studentët vijojnë sot ditën e 10-të të protestës së tyre. Ndërkaq nga Lezha janë nisur drejt Tiranës në këmbë një grup të rinjsh.

Postuar: 14/12/2018 - 10:32

150 nxënës të shkollës së mesme në Pistull, në Hajmel të Shkodrës prej protestojnë prej dy ditësh

Postuar: 14/12/2018 - 10:24

Një 27-vjeçar është arrestuar në flagrancë, për "plagosje të rëndë me dashje” dhe &l

Postuar: 14/12/2018 - 10:19

Një grup studentësh e kanë kaluar mbrëmjen e djeshme nën reshjet e shiut përpara kryeministrisë,

Postuar: 14/12/2018 - 10:00

Digjet një banesë në lagjen Ajasem në qytetin e Shkodrës.

Postuar: 14/12/2018 - 09:09

Teksa studentët dalin sot në ditën e 10-të të protestës së tyre, akademiku Artan Fuga thotë se ne