Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ishte shpallur në kërkim për trafik kokaine, kapet 40-vjeçari i fisit Çapja

Postuar: 07/12/2017 - 09:52

Një i kërkuar për trafik kokaine, anëtar i fisit Çapja është arrestuar nga policia e Elbasanit.
 
Zyrtarisht bëhet e ditur se Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe FNSH-në, kanë kapur dhe ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet dhe ndalohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi: Besnik ÇAPJA, (alias Besnik BYLYKU, Kliton PRIFTI) 40 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan.
 
Kapja e këtij shtetasi i cili mbahej nën vëzhgim nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Elbasan, u bë në një pikë lloto – sporti në rrugën “Rinia”, në lagjen “Visarion Xhuvani” Elbasan.
 
Ky shtetas më datë 28.11.2017, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi:
Autoritetet Gjyqësore në Torino, Itali, me vendim nr. SIEP 431/2017, datë 01.06.2017 e kanë dënuar me 6 vjet e 4 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrjes në Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 të Kodit Penal Italian dhe neni 73 i ligjit 309/1990.
 
Gjatë periudhës 01.06.2011 deri në 16.11.2011, në Torino, Santena, ky shtetas ka qenë në cilësinë e anëtarit të organizatës kriminale me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të drogës, të llojit Kokainë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2017 - 21:48

Një prej bashkëthemeluesve të Fakultetit Juridik në Universitetin e Tiranës Prof. Dr. Paskal Haxhi ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare. 

 Autor i shumë librave dhe punimeve shkencore, Profesor Haxhi dha një kontribut të shquar në shkencën juridike shqiptare.

Postuar: 12/12/2017 - 21:26

I riu që iu bë atentat ditën e sotme në Orikum është Denis Brahimi, 23 vjeç (Personi në foto).

Postuar: 12/12/2017 - 18:47

Ambasada e Shqipërisë në Londër, u kërkon bashkatdhetarëve shqiptarë në Britaninë e Madhe dhe në Irlandë që të kontribuojnë për banorët e prekur nga përmbytjet e fundit të nënto

Postuar: 12/12/2017 - 18:39

Një 23-vjeçar ka mbetur i plagosur pranë një pike karburanti në hyrje të Orikumit, ku dy shtetas janë afruar dhe e kanë qëlluar me armë zjarri.

Postuar: 12/12/2017 - 18:00

Eduard Stambolliu është 42-vjeçari i vrarë mbrëmjen e kaluar brenda një lokali në Divjakë, pasi ngacmoi gruan e pronarit.

Postuar: 12/12/2017 - 16:39

Një 56-vjeçar në fshatin Alarup është arrestuar nga policia e Pogradecit pas kallëzimit të bërë nga bashkëshortja e tij 34-vjeç e cila pretendon se është dhunuar fizikisht dhe p