Lajme të tjera
BREAKING NEWS

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19 në 24 orët e fundit

PËRDITËSIMI/ Ulen ndjeshëm rastet e infektimeve me Covid-19
x

Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Murriqan ‘i rrezikshmi’ nga Vlora me dy emra (DETAJE)

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në

Një 44-vjeçar nga Vlora i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar sot në pikën kufitare të Muriqanit.

Bëhet me dije se është vënë në pranga Elton Isufi alias Mateo Meto, 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili po kthehej nga Brukseli për në Vlorë.

Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstardimi në Itali, pasi Gjykata e Apelit të Barit, në vitin 2014 e ka dënuar me 11 vjet burg, për veprat penale "Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i armëve" parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Njoftimi i Policisë:

Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një të kërkuar për llogari të drejtësisë italiane.

Falë shkëmbimit në kohë reale të informacionit mes Policisë Kufitare, Interpol Tiranës dhe DVP Shkodër u vu në pranga 44-vjeçari i dënuar me 11 vite burg për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i shtimit të kontrolleve, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe kapjen e personave në kërkim, gjatë përpunimit të dokumenteve të personave në hyrje të republikës së Shqipërisë, kanë kaluar për intervistim të hollësishëm një shtetas nga Vlora.

Pas intervistimit të hollësishëm nga ana e shërbimeve të Policisë Kufitare dhe pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër rezultoi se shtetasi Elton Isufi alias Mateo Meto, 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili po kthehej nga Brukseli për në Vlorë, ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Bari, në vitin 2014 e ka dënuar me 11 vjet burg, për veprat penale "Organizatë kriminale”, “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Trafikimi i armëve" parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme, me qellim ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.