BREAKING NEWS

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen urgjente

Yuri Kim i dha mesazhin e fortë, Lulzim Basha bën lëvizjen
x

Aktualitet

“Ishte shumë e çuditshme”, Artan Hoxha nxjerr detajet e forta nga arrestimi i ‘killerit’ të rrezikshëm Orges Bilbili: Ai mund të jetë ‘çelësi’ për të gjetur...

“Ishte shumë e çuditshme”, Artan Hoxha nxjerr detajet e

Orges Bilbili është personi që pak më parë mbeti i plagosur te zona e Xhammlikut, pasi kërcënoi me armë një efektiv policie.

Laert Haxhiu është një emër i njohur për drejtësinë pasi ai dhe Orges Bilbili janë shpallur në kërkim për masakrën e Lushnjes, ngjarje e ndodhur në tetor të vitit 2017, ku mbetën të vrarë Zamir Latifi e Jurgen Hoxha.

Gazetari investigativ Artan Hoxha shprehte se nga informacionet që ai ka, një personazh tjetër shumë i famshëm i botës së krimit në zonën e Myzeqesë, ka financuar edhe dy personat. Sipas Hoxhës ai mund të jetë ‘çelësi’ për të gjetur edhe Laert Haxhiun.

“Prej tyre janë larguar mbi 30 familje që t’i shpëtonin kërcënimeve të tyre. Duket e çuditshme që Orget Bilblilin ta kapë një polic i vetëm. Në të gjitha rastet RENEA nuk e kanë arrestuar dot as atë, as Laert Haxhian. Dyshohet se kanë pasur informatorë brenda Policisë. Bie në sy që një personazh kaq i njohur u kap nga një polic. Kam informacionet e mia, kam mësuar që këta dy persona nuk janë larguar kurrë nga qyteti. Kanë pasur mbështetje të madhe, mjete lëvizëse dhe baza për t’u strehuar. Një personazh tjetër shumë i famshëm i botës së krimit në zonën e Myzeqesë, ka financuar edhe dy personat. Është e çuditshme që Ogersi ka dalë edhe pse ka pasur prezencë të shtuar të Policisë. Ai ka mund të jetë edhe ‘çelësi’ për të gjetur edhe Laert Haxhiun,” tha Hoxha në një lidhje telefonike me abc news.