Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Itali, kapet me 3 kg marijuanë, në pranga 22 vjeçari shqiptar

Postuar: 13/09/2017 - 19:38

Një 22 vjeçar shqiptar me iniciale C. D., u arrestua nga policia italiane në Ravenna, pasi u kap me rreth 3 kg marijuanë në një dhomë të marrë me qira.

Gjithçka ndodhi kur agjentët e policisë ndërhynë për kontrolle në rrugën “Agro Pontino” pas informacioneve për një grabitës.

Gjatë kontrolleve në banesa, njëra prej dhomave e lëshuar me qira, policia kuptoi se në dhomë kishtë sasi marijuana nga aroma kundërmuese.

Sipas burimeve, dhoma ishte për një person që quhej Filippo dhe që njihej si “djalë i mirë”, i cili mendohet se punonte si kuzhinier në disa restorante në qytet.

Policia e ka pritur të riun derisa është kthyer në shtëpi, me pretendimin se kishte disa doza hashashi për konsumim personal në xhep.

22 vjeçari është justifikuar më kot përpara agjentëve të policisë, pasi nuk bëhej fjalë për porcione të vogla por për 3 kg marijuanë të shpërndara në pjesë të ndryshme të shtëpisë, si poshtë një kolltuku apo në një valixhe.

Megjithatë, shqiptari realisht nuk kryente asnjë punë dhe ka deklaruar se jetonte me prindërit e tij në pension.

Ai është dërguar në qeli në dispozicion të gjykatës.

Shqiptari nuk kishte rekord të mëparshëm penal.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/02/2018 - 22:41

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e ftuar në “Tonight Ilva Tare” u pyet nëse do të ndërmerrte masa për shkarkimin e rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, nëse ky i fundit do të refuzonte auditimin.

Postuar: 19/02/2018 - 22:26

Një grua në Tiranë ka denoncuar largimin e burrit nga banesa.

Postuar: 19/02/2018 - 21:39

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Mamurrasi. Në një kasolle bagëtish është gjetur i pajetë fetusi 8-muajsh i një foshnje sipas burimeve zyrtare nga policia.

Postuar: 19/02/2018 - 21:22

Asnjë vajze nuk i pëlqen këto 12 gabime që bëni ju!

Postuar: 19/02/2018 - 21:08

Historiani Kastriot Dervishi ka nxjerrë një foto të re nga arkivat e Ministrisë së Brendshme, ku duket edhe makina e tipit “Ifa” duke tërhequr bustin e ish diktatori

Postuar: 19/02/2018 - 20:42

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për trafik lëndësh narkotike.

Postuar: 19/02/2018 - 19:59

Një fshat në Tiranë ka mbetur pa energji elektrike, pasi janë vjedhur bobinat e bakrit të transformatorit që furnizon me energji këtë zonë.