BREAKING NEWS

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e Vlorës, reagon Spartak Ngjela dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën tonë: Aty i kanë provat e krimit...

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen “Gërdeci”, rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen
x
BREAKING NEWS

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen disa dosje pronash. Bie sërish drejtori. Zbardhen lëvizjet e reja

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Aktualitet

Italia deklasifikon 4 mijë dokumente, mes tyre akte top sekret të misioneve në Shqipëri, në ato vite kryeministër ishte Ilir Meta, priten të zbardhen emrat e ministrave dhe magjistratëve shqiptarë

Italia deklasifikon 4 mijë dokumente, mes tyre akte top sekret të

Priten të bëhen publike për të gjithë rreth 4 mijë dokumente sekrete të Legjislaturës së XIII të Parlamentit Italian, që përkon me vitet 1996-2001. RTV Ora ka mësuar se mes tyre do të bëhen publike dhe aktet e një misioni special të Komisionit Parlamentar Italian të Antimafias, në vitin 2000, në Shqipëri.

Këto akte i përkasin Komitetit Antimafia të Krimit të Organizuar ndërkombëtar e përmbajnë audicione të ministrave shqiptarë e të magjistratëve shqiptarë mbi zgjedhjet në Shqipëri, të ndotura nga votat e krimit të organizuar shqiptar.

Për momentin këto audicione i përkasin vitit 2000 e vetëm pas publikimit zyrtar të këtyre akteve, që pritet të jetë i shpejtë, do të mund të zbardhen emrat e ministrave shqiptarë dhe të magjistratëve shqiptarë që kanë relatuar përballë parlamentarëve italianë.

Në vitin 2000 në Shqipëri janë zhvilluar zgjedhjet lokale, të cilat u fituan nga Partia Socialiste. që mori dhe Bashkinë e Tiranës.

Këto zgjedhje përkonin me dhjetë vjetorin e shembjes së regjimit komunist në Shqipëri e u akuzuan nga Partia Demokratike si zgjedhje të parregullta, “një farsë e turpshme e manipuluar” do të deklaronte ish kryeministri Sali Berisha.

Në vitin 2000 kryeministër i Shqipërisë ishte Ilir Meta e lider i Partisë Socialiste Fatos Nano.

Në mbledhjen e zhvilluar pak ditë më parë, Komisioni Antimafia i Parlamentit italian, vendosi deklasifikimin e të gjitha aktve të legjislaturës së XIII, rreth 4 mijë dokumente mes të cilave dhe këto akte të rralla, të këtij misioni special në Shqipëri.

Është një punë e jashtëzakonshme e pakryer më parë e në veçanti e Komitetit të sistemit të akteve antimafia.

Bëhet fjalë për një arkiv kompleks dokumentar që do t’i mundësoj studiuesve, historianëve por dhe qytetarëve të thjeshtë të plotësojnë kuadrin pesëvjecarë 1996-2001 të Komisonit Antimafia në luftë kundër krimitt ë organziuar të brendshëm e të jashtëm e studimet mbi evolucionin e tij.

Ky arkiv përmban dokumente nga punimet e këtij komisioni, audicione, relacione, raporte, studime, konferenca.

Komisioni Antimafia i Parlamentit italian vendosi gjithashtu të bëj publik audicionin e ish Prokurorit të Antimafias Giovanni Falcone, në Palermo, por që i përket legjislaturës së X.