BREAKING NEWS

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i pajetë në malin e Moravës, dyshimet e para

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i
x
BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x

Aktualitet

Italia jep lajmin e shumëpritur për shqiptarët!

Italia jep lajmin e shumëpritur për shqiptarët!

I shumëpritur prej dhjetorit 2019 kur skadoi marrëveshja në fuqi, i paralajmëruar prej muajsh nga ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, konvertimi i patentave shqiptare në italiane po bëhet realitet.

Më në fund, më 3 gusht, Ministria italiane e transporteve ka nxjerrë qarkore zbatuese me të cilën lajmëron zyrat periferike të Motorizimit Civil se nga 12 korriku është në fuqi marrëveshja dypalëshe për konvertimin e patentave shqiptare në italiane dhe jep udhëzime rreth zbatimit të marrëveshjes duke filluar nga 10 gushti, date nga e cila mund të pranojnë kërkesat e të interesuarve për konvertime, shkruan Keti Biçoku në Shqiptari i Italisë.

Në qarkore nënvizohen disa kritere bazë të marrëveshjes së konvertimit të patentave. Theksohet që “nuk është e mundur të pranohen kërkesa për konvertimin e patentave shqiptare të marra pas vendosjes së residences në Itali”; që “mbajtësi i patentës shqiptare mund të kërkojë konvertimin e saj vetëm në rast se nuk ka mbushur 4 vjet residence në Itali e nëse patenta shqiptare nuk është e skaduar”.

Vonesa 4 javore mes hyrjes në fuqi (12 korrik) dhe dates efektive të pranimit të kërkesave të konvertimit (10 gusht) justifikohet me faktin që ende pa u vënë në zbatim, “është konsideruar i nevojshëm përditësimi i marrëveshjes në fjalë lidhur me shkëmbimin e informacionit mes autoriteteve qendrore kompetente për patenta të veçanta kur lindin dyshime në lidhje me vlefshmërinë, vërtetësinë dhe të dhënat e tyre, siç parashikohet nga neni 8 i së njëjtës Marrëveshje”.

E për të shmangur problem të mëtejshme për të interesuarit që mund të rrjedhin nga kjo vonesë, në qarkore shkruhet shprehimisht që do të pranohen kërkesat e konvertimit për “patentat shqiptare me date skadence në intervalin kohor 12 korrik – 10 gusht, apo kur në të njëjtin interval kohor mbushen 4 vjet nga marrja e residences në Itali” me kusht që kërkesat të paraqiten deri më 31 tetor 2021," shkruan Shqiptari i Italisë.

Më të lexuarat