BREAKING NEWS

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk është fituar ende, nuk ka kthim në normalitet. Komisioneri i emergjencës shëndetësore tregon se vendi do të dalë nga kjo dramë vetëm nëse...

Autoritetet italiane tregojnë çfarë pritet: Lufta nuk
x

Aktualitet

Iu bë atentat vetëm 3 ditë pasi la qelinë, ja kë plagosi Nikollaq Çepaj në 2018-ën

Iu bë atentat vetëm 3 ditë pasi la qelinë, ja kë

Në muajin maj të 2018-së Nikollaq Çepaj (Taullaraj), plagosi me pistoletë Eraldo Lazajn. Çepaj u arrestua, ku iu gjet dhe arma e krimit, por ka qëndruar në qeli vetëm 1 vit e 6 muaj, pasi është liruar nga burgu. 3 ditë pasi la qelitë Nikollaq Çepajt i bë atentat, ende nuk dihen autorët, por dyshohet se ka lidhje me ngjarjen e vitit 2018-të.

Përse u arrestua Nikollaq Çepaj në 2018?

Policia e Vlorës ka vënë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të 34-vjeçarit në lagjen ”Pavarësia”, ngjarje e ndodhur 3 javë më parë.Në pranga ka përfunduar Nikollaq Çepaj (Taullaraj),  banues në Vlorë.

Në momentin e ndalimit nga policia i sekuestrohet arma me të cilën dyshohet se ka kryer plagosjen si dhe një mjet tip BMW X5.

Ngjarja për të cilën akuzohet Çepaj ka ndodhur më datë 16.05.2018, në lagjen “Pavarësia”, brenda ambjenteve të një lokali ka plagosur më armë zjarri shtetasin Eraldo Lazaj, 34 vjeç.

Në cilësinë e provave materiale është  sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën dyshohet se shtetasi ka kryer plagosjen dhe 1 automjet tip BMW X5 me targa AA838DS.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 88 e 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.