
Çështja “Rama-McGonigal”, PS pranon kërkesën e PD, zbardhen me shpejtësi detajet e minutave të fundit

Kujt i përkisnin paratë që u grabitën në banesën e Alda Klosit? Ja si përgjigjet avokati i ish-zyrtares

Tërbohet Berisha, zbulon SMS që Yuri Kim i dërgoi bashkëpunëtores së tij pas shpalljes “non grata”, fton militantët të “rrethojnë” Kuvendin dhe dërgon “kamikazë” te shtëpia e Ramës në Surrel

Pas vendimit të Gjykatës për Alda Klosin, reagon menjëherë avokati i saj: Ka pasur një debat të gjatë në këtë seancë. Ja versioni që ka dhënë Rozeta Dobi për herë të katërt

E fundosi pastruesja/ Gjykata merr vendimin për Alda Klosin që iu gjetën mbi 500 mijë euro cash në banesë

Sali Berisha i bindur se “Hamza” Ilir Meta do e tradhtojë sërish, ja pse kreu i “Foltores” nuk do futet në zgjedhjet e 14 majit me logon e PL dhe dera e hapur e pazarit për “non gratin” e lirinë e Shkëlzenit

Arben Ahmetaj drejt SPAK për pastrim parash, dëshmia e pastrueses dhe vartëses rëndojnë pozitat, ish-ministri fluturon drejt Suedisë

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë. Gjykata e Lartë merr vendimin për Jeton Lamin

Iu kundërpërgjigj me armë zjarri vrasësit të mikut të tij Taulant Beqiraj, arrestohet pas më shumë se 1 viti në Vlorë Sali Zeneli, ja si ndodhi ngjarja e rëndë e 3 marsit 2021

Shkruar nga Dario VELAJ 9 Dhjetor 2022

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në Vlorë dhe forcat speciale RENEA arrestuan pas 1 viti e 9 muajsh 32-vjeçarin Sali Zeneli, i cili ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj mikut të tij Taulant Beqiraj, ngjarje e ndodhur në 3 mars 2021 në Vlorë. Sipas policisë, Zeneli iu kundërpërgjigj me armë zjarri duke goditur dy atentatorët që vranë mikun e tij të ndjerë në momentin kur po kalonin në lagjen “Bashkimi” në rrugën Transballkanike. Ndaj Zenelit rëndojnë akuzat për “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”. Pas vrasjes së Beqirajt, Gjykata e Vlorës shpalli në kërkim Sali Zenelin në datën 15 mars 2021, 12 ditë pas atentatit.
Zeneli fshihej mes Tiranës e Sarandës, kishte 2 ditë që ishte kthyer në Vlorë
32-vjeçari nga Panajaja e Vlorës u kap vetëm pasi ishte kthyer në banesë prej 2 ditësh. Ai fshihej që pas vrasjes së mikut të tij në hapësirën mes Tiranës dhe Sarandës. Policia kishte marrë informacione për lëvizjet e tij dhe ditën e djeshme në shumë qytete të vendit Durrës, Elbasan, Vlorë, etj u krye një megaoperacion për kapjen e personave të shumëkërkuar.
Ngjarja, Beqiraj u godit teksa po ecte me Zenelin, u kap menjëherë shoferi
Në 3 mars 2021, Taulant Beqiraj, i cili thuhej se ishte me “arrest shtëpie” po ecte në këmbë me mikun e tij Sali Zeneli në lagjen “Bashkimi”, përpara Gjykatës së Apelit në Vlorë, në rrugën “Transballkanike”. Një automjet i markës “Ford” i del përpara me shpejtësi nga ku del një person i maskuar dhe hap zjarr ndaj 31-vjeçarit me breshëri kallashnikovi. Beqiraj ndërron jetë në vend dhe miku i tij kundërpërgjigjet duke hapur zjarr ndaj atentatorit. Në trupin e viktimës u gjet një pistoletë, ndërsa Zeneli u largua menjëherë pas ngjarjes tronditëse. Atentanti tronditi banorët e Vlorës pasi vrasja e Taulant Beqirajt ndodhi gjatë orarit kur lëviznin shumë qytetarë. Ditën që ndodhi ngjarja, policia mundi të kapte shoferin që ndihmoi vrasësin të largohej. Ai u zbulua se quhej Andi (Hansi) Jonuzaj. Makina po shkonte në drejtim të autostradës Vlorë-Fier duke ecur në një rrugë dytësore.
Atentatori Hajnaj u dënua në mungesë me 19 vite, bashkëpunëtorët me 6.8 vite burg
Prokuroria dhe policia e Vlorës mundi të identifikonte se pjesëmarrësit në ekzekutimin e Taulant Beqirajt ishin Andi (Hansi) Jonuzaj, Skerdian Gabrani dhe Elton Hajnaj. Ky i fundit rezultoi se qëlloi me kallashnikov ndaj Taulant Beqirajt. Policia mundi të kryente identifikimin e personave të përfshirë në atentat nga kamerat e sigurisë rreth vendngjarjes. Nga pamjet vërehet Tauland Beqirajt që është ndjekur nga tre persona. Këta të fundit dolën nga makina dhe i pari Skerdjan Gabriani shihet duke debatuar me Beqirajt. Pas tij ka dalë më një armë tip kallashnikov në dorë, Elton Hajnaj. Ky i fundit ka gjuajtur në drejtim të Beqirajt, duke e lënë të vdekur 31 vjeçarin. Në timon shihej Andi (Hansi) Jonuzaj. Jonuzaj u kap ditën e atentatit duke u përpjekur të largohej me makinë. Në 19 maj 2021, pas gati 2 muajsh arrati, Skerdian Gabrani u vetëdorëzua në Policinë e Vlorës. Pas mëse 1 viti procese gjyqësore, në 13 prill 2022, Gjykata e Vlorës dënoi në mungesë Elton Hajnajn për vrasjen e Taulant Beqirajt. Ai u dënua me 21 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu la në 19 vite. Dy bashkëpunëtorët e tij në krim Skerdian Gabrani dhe Andi (Hansi) Jonuzaj u dënuan respektivisht me 6 dhe 4 vite burg. Meqënëse edhe këta pranuan gjykimin e shkurtuar, dënimi iu zbrit me 1/3 e dënimit paraprak, pra Gabrani do vuajë 4 vite, ndërsa Jonuzaj do qëndrojë 2 vite e 8 muaj prapa hekurave.
Viktima me 3 mbiemra, i kapur për drogë, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje
Viktima Tauland Beqirajt, nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Ky person njihet nga policia me tre mbriemra: Beqiraj, Manaj dhe Gjikaj. Ai ishte një person me precedentë penal për tentativë vrasjeje, posedim droge dhe armëmbajtje pa leje. Në shkurt të vitit 2017, ai u arrestua për tentativë vrasjeje të kryer në bashkëpunim me persona të tjerë. Fillimisht, Taulant Beqiraj mori masën “arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë. Por, në mars 2018, Gjykata e Apelit ndryshoi masën e sigurisë duke e lënë në “arrest shtëpie”. Tre muaj më vonë ai u kap nga policia e Vlorës pasi kishte thyer masën “arrest shtëpie”. Ai u kap në flagrancë teksa iu gjetën në makinë një pistoletë “Baretta”, 0.688 gram kanabis, karikator me fishekë dhe 1250 euro. Por përsëri gjykata e la me masën “arrest shtëpie”.
Dy pistat hetimore, prishje pazaresh droge dhe borxh i pashlyer 35 mijë euro
Prokuroria e Vlorës ka ndjekur dy pista hetimi: prishja e pazareve të drogës në vendet e Europës Veriore (Skandinavi) dhe mosshlyerje borxhi prej 35 mijë eurosh, që viktima kishte. Gjatë diskutimit për kthimin e tyre ndodhi dhe vrasja e Taulant Beqirajt.
Më të lexuarat


“Dëmton aksesin e qytetarit”, ish-ministri i Drejtësisë për hartën e re gjyqësore: Drafti i paraqitur është drastik

Aksident “kokë” më “kokë” mes dy makinave, raportohet për të plagosur (Video)

A ka shqiptarë nën rrënoja? Flet ambasadori shqiptar në Turqi dhe tregon situatën dramatike: Gjendja është shumë e vështirë...

Kujt i përkisnin paratë që u grabitën në banesën e Alda Klosit? Ja si përgjigjet avokati i ish-zyrtares

E fundosi pastruesja/ Gjykata merr vendimin për Alda Klosin që iu gjetën mbi 500 mijë euro cash në banesë

Zukali zbulon detaje nga kërkimet në 2 pallatet e shembura që jetojnë shumë shqiptarë: Njerëzit me duar dhe lopata vijojnë të kërkojnë nën rrënoja për të afërmit

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë. Gjykata e Lartë merr vendimin për Jeton Lamin

Komplikohet gjendja shëndetësore? Seancë me dy raunde për Alda Klosin, ja çfarë tha ish-këshilltarja e Ramës nga spitali. Avokati i prerë me deklaratën e tij: Qëndrimin tonë do e merrni vesh pas…

Temperatura REKORD në Shqipëri! "Termometri do arrijnë deri në -21°C"/ ARRSH del me njoftimin urgjent: Kujdes!

Nga se vuan Alda Klosi që përfundoi në spital? Avokati i ish-zyrtares 'befason' me reagimin e tij
