BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Aktualitet

Iu sekuestrua makina e blinduar/ Flet ish-drejtori i Policisë së Elbasanit : E bleva me lekët e mia, marr rrogë nga...

Iu sekuestrua makina e blinduar/ Flet ish-drejtori i Policisë së

Ish-drejtori i Policisë së Elbasanit Edmond Koseni u shoqërua nga forcat blu ditën e djeshme e më pas u la i lirë. Shkak për këtë u bë makina e tij e cila ishte e blinduar, që më pas iu sekuestrua nga policia.

Ish-drejtori i kontaktuar nga ‘ABCNews’ është shprehur se makinën e ka blerë me paratë e tij e se çdo gjë ka qënë në rregull.

“Makinën e kam blerë me lekët e mia, e kam të rregullt. Duke qenë se është e blinduar policia bëri procedurën për verifikim. Nuk jam shoqëruar, makinën e dërgova vetë. Ajo që bëri policia është procedurë si për të tjerët për këtë kategori makinash” tha Koseni.

Më tej ai është shprehur se dhe pse kanë kaluar 4 vite nga vendimi që u dha nga gjykata për rikthimin e tij në punë dhe me dëmshpërmblimin e pagave të 11 viteve, asgjë nuk është bërë pasi ai punon te fabrika e çimetos.

“Nuk dua të flas shumë se jam i lodhur. Akoma nuk më kanë ofruar rikthimin. Unë rrogën e marr te fabrika e çimentos” tha ai.

Koseni në vitin 1997 ka mbajtur postin e Komisarit të Peqinit, duke u bërë i njohur për publikun për arrestimin e emrave të personazheve më famëkeq të botës së krimit ato kohë. Ai i vuri prangat Nehat Kullës dhe Tan Kateshit, ndërsa u promovua si drejtor dhe drejtoi punën për 5 komisariate. Por ai u pezullua nga detyra për më shumë se 10 vite pasi akuzohej se  ndaj të prangosurve ushtronte tortura me pasoja të rënda.