Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Iu vodhi biçikletat teksa turistët gjermanë po bënin foto, arrestohet i riu nga ‘Shqiponjat' e Fierit (Si ndodhi ngjarja dhe kush e zbuloi)

Postuar: 17/09/2019 - 13:44

Forcat “Shqiponja” i kanë kthyer biçikletat në kohë rekord dy turistëve gjermanë, të cilat ishin vjedhur nga një 19-vjeçar. Fillimisht autori u ndoq nga Policia, por arriti që t’i largohej efektivëve dhe të humbte gjurmët.

Ka qenë një qytetar që kishte parë momentin e vjedhjes, i cili njoftoi policinë për vendndodhjen e të riut.  Ndjekja ka filluar sërish dhe ka qenë pikërisht ky momenti kur autori braktisi biçikletat për t’i shpëtuar efektivëve blu.

Mjetet iu kthyen dy pronarëve, të cilat nuk i kursyen falendërimet për “Shqipnjat” e Fierit.  Tashmë në kërkim nga Policia është shpallur 19-vjeçari me inicale K. M.

NJOFTIMI I PLOTË:

Fier

Policia e Fierit falë bashkëpunimit me qytetarët u gjen në kohë rekord dy turistëve biçikletat që u kishte vjedhur një 19-vjeçar

Gjatë ndjekjes nga Policia autori mundi të largohet, por është identifikuar dhe shpallur në kërkim.

Në zonën e quajtur “Azotiku”, një shtetas u kishte vjedhur biçikletat dy turistëve gjermanë, duke shfrytëzuar momentin kur këta të fundit ishin duke filmuar.

Një qytetar, i cili kishte parë momentin e vjedhjes, njoftoi policinë dhe menjëherë drejt vendngjarjes u nis njësia “Shqiponjat”, e cila u vu në ndjekje të autorit. Gjatë ndjekjes, autori braktisi biçikletat në lagjen e romëve dhe arriti të largohet. Policia po punon për kapjen e shtetasit K. M., 19 vjeç dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.

Shërbimet e Policisë “Shqiponjat” u kanë dorëzuar biçikletat turistëve gjermanë, të cilët kanë falënderuar Policinë për gjetjen e tyre.

Policia e Fierit falënderon qytetarin për besimin, bashkëpunimin dhe reagimin qytetar, pasi raste të tilla ndikojnë drejtpërdrejt në imazhin e vendit dhe fton cilindo që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në numrin 112 ose në “Komisariatin Dixhital”, duke garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2019 - 09:55

U shkarkua për posti i lartë pas fjalorit banal, burri i zv.ministres bën veprimin e papritur që në mëngjes me postimin e Ramës (FOTO)

Postuar: 23/10/2019 - 09:20

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme, kur një punëtor u rrëzua nga lartësia në një objekt

Postuar: 23/10/2019 - 09:07

Një i ri është proceduar penalisht nga policia, pasi pas një kontrolli të befasishëm në maninë iu

Postuar: 23/10/2019 - 08:42

Nga 22 kandidatë KLGJ konfirmoi 8, duke lënë jashtë edhe Theodhori Sollakun i cili nuk do të vazh

Postuar: 23/10/2019 - 08:17

Është arrestuar një 20 vjeçar shqiptar nga karabinierët italianë në Ostuni pasi tentoi të vriste

Postuar: 23/10/2019 - 07:47

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit bën me dije se në ditën e sotme (e mërkur

Postuar: 23/10/2019 - 07:41

Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin duke i shpallur të pafajshëm ish-trajnerin e kombëtares së f