Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Iu zhduk babai para 24 vitesh, flet djali i Remzi Hoxhës dhe nxjerr prapaskenat e rënda: Rama më dërgoi tek Saimir Tahiri, dëshmitari i vetëm vdiq! (Skenari që po përgatitet)

Postuar: 21/10/2019 - 14:50

Djali i biznesmenit dhe sindikalistit të njohur Remzi Hoxhës, Ardian Hoxha ka folur sërish për vdekjen e të atit të tij. Ndërkohë që kanë kaluar 24 vite dhe ende nuk ka dalë në dritë e vërteta e vdekjes së babait të tij, Ardiani tha sot se i implikuari kryesor i vrasjes së babait të tij, Budjon Meçe, nuk është më gjallë. Ai deklaroi se edhe qeveria “Rama” dështoi të zbardhte këtë ngjarje, teksa shtoi se babai i tij dha jetën për kombin shqiptar.

 “Iu drejtova kryeministrit Rama, fillimisht na u tha se i duhej kohë, që të merret me çështjen. Por, në 2015 prapë e takova dhe i ofrova edhe një zgjidhje, se si ta zgjidhte më shpejt e më lehtë këtë çështje, duke e kapur Budjon Meçen, pasi kisha informacion se gjendej në Shqipëri, më orientoi te Saimir Tahiri, që ishte ministër i Brendshëm dhe më tha t’ia çoja të gjitha informacionet.

Tahirit ja kam nënvizuar që Budion Meçeja ka qenë i implikuar, në email shihet edhe përgjigja e tij, se do ja kalonte policisë, por që nuk është bërë asgjë. Tashmë kam informacionin se Meçeja nuk është i gjallë më. Kemi humbur një rast për të zbardhur drejtësinë. Kjo është shumë zhgënjyese për ne familjarët, pasi kishim shpresa të mëdha se do na ndihmonte të gjenim eshtrat. Kjo tregon se edhe kjo qeveri nuk ka qenë e interesuar të zbardhë rastin e babit tonë. Babi im, si shumë njerëz të tjerë, jetën e ka humbur për kombin shqiptar. Është shumë zhgënjyese për ne dhe shumë familje të tjera”, tha djali i Remzi Hoxhës.

Më tej, Ardian Hoxha raportoi se për të rritur presionin ndaj shtetit, që të zbardhë këtë vrasje, po përgatiten edhe dy dokumentarë për figurën e tij, njëri narrativ dhe tjetri artistik.

“Për të rritur presionin, ne kemi filluar të bëjmë edhe dokumentar për figurën e babait tim. Do bëhen dy dokumentarë, njëri narrativ dhe tjetri do të jetë dokumentar artistik”, u shpreh ai.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/11/2019 - 23:39

Ish-deputeti i ndjerë i Partisë Demokratike, Sokol Olldashi nesër bën 6 vite që është ndarë nga jeta pas një aksidenti tragjik.

Postuar: 19/11/2019 - 22:01

Më datë 28 nëntor në orën 12:00 Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë do të organizojë një mar

Postuar: 19/11/2019 - 20:07

Reshjet e shiut do të vazhdojnë edhe ditën e nesërme (20 nëntor) ku parashikohet të ketë shtrënga

Postuar: 19/11/2019 - 19:36

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Durrësit, Arben Vrioni do të dalë ditën e nesërme para Komisioni

Postuar: 19/11/2019 - 19:30

Kryeprokurorja n ë detyrë, Marku ka ankimuar vendimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë që e re

Postuar: 19/11/2019 - 18:46

Një 42-vjeçar shqiptar ka dhunuar dhe kërcënuar prej vitesh bashkëshorten e tij rumune, me të cil

Postuar: 19/11/2019 - 18:13

Një tjetër aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Milot-Fushë-Krujë, ku një makinë ka pë