Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Izet Haxhia flet nga burgu: Këta dy njerëz po më sulmojnë. Do zbuloj surpriza të pakëndëshme

Postuar: 12/10/2018 - 17:33

Izet Haxhia, truproja e parë i ish-kryeministrit Berisha në një letër të dërguar News24, bën të ditur faktin se avokati e ka braktisur prej 2 muajsh, asnjë prokuror nuk ka shkuar ta marrë në pyetje, ndërsa për herë të parë akuzon vëllain e tij Ismet Haxhinë dhe Romeo Karajn se po sabotojnë çështjen e tij në gjykatë.

“Jam i detyruar t’ju drejtohem me anë të kësaj letre, për arsye se nuk kam asnjë mundësi tjetër komunikimi, pasi nuk më është dhënë e drejta të flas me asnjë media. Në bazë të rregullores së paraburgimit, për të folur me mediat kërkohet leja nga prokurori i çështjes. Por nuk ka akoma asnjë prokuror dhe asnjë trupë gjykuese, për çështjen që do rigjykohem”, shkruan Haxhia.
 
Haxhia flet për një sulm të organizuar ndaj tij dhe të dashurës Erjona Parruca, sulm që ka si qëllim dëmtimin e çështjes në gjykatë e që për organizatorë ka dy persona.
 
“Në mungesë totale të komunikimit dhe të një izolimi të plotë, e ndjej të domosdoshme t’i përgjigjem një sulmi të mirëorganizuar e djallëzor ndaj meje dhe Erjona Parrucës. Erjona është shumë më tepër se e dashura ime. Ajo është shoqja, mikja, mbështetësja ime besnike. Erjona është nderi im, gruaja ime e jetës. Dua të theksoj se ky sulm mafioz ka si qëllim të dëmtojë çështjen time në gjykatë të cilës, nuk i ka dalë akoma një trupë gjykuese, edhe pse afatet ligjore janë tejkaluar. Në krye të këtij sulmi fatkeqësisht ndodhen dy persona, njëri që hiqej si ‘mik’ (Romeo Karaj) dhe vëllai im (Ismet Haxhia).
Pasi mora të dhëna të sakta se dyshja e batakçinjve Romeo-Ismet, po kërkonin para tek njerëz të ndershëm duke përdorur emrin tim, i kërkova Erjonës që të publikonte në profilin tim në FB një status ku kërkoja që askush të mos përdorë emrin tim për të mbledhur para, apo për të bërë reklamë. Dhe fill pas këtij publikimi Erjona u gjend nën një sulm të paparë e monstruoz”, shkruan më tej Haxhia.
 
Izet Haxhia thekson se i del për Zot gjithçkaje i ka thënë e i ka deklaruar në mënyrë konfidenciale avokatit për çështjen “Hajdari” por që sipas tij ka edhe plot surpriza të tjera, ende të patreguara.
 
“Kam surpriza të pakëndshme, si për organizatorët e vrasjes së Azemit, për ata që e nxorën në pritë, për motivin e kësaj vrasje dhe për ata që me përzjenë mua pa dashjen time. Boll kam heshtur e mbrojtur të tjerët. Le të hapet ‘kutia e Pandorës’ dhe gjithsecili të marrë atë që i takon. Ana e dhimbshme e sulmit djallëzor që po na bëhet mua dhe Erjonës, është se akuzat për bashkëpunim me Berishën, i organizon vëllai im batakçi, hajdut e mashtrues së bashku me Romeo ‘trimin’, që mbushi poturet vetëm me një telefon që iu bë nga burgu dhe iku i lebetitur, duke u futur në poturet e qeverisë”, thotë në letrën e tij Haxhia.
 
Izet Haxhia shkruan se mbetet në pritje që shteti të kujtohet t’i dërgojë atij një prokuror për ta marrë në pyetje e për të dëgjuar të vërtetën e tij.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2018 - 11:30

Ka përfunduar seanca me dyer të mbyllura në Gjykatën e Tiranës për biznesmenin e njohur Redi Popeskum, arrestuar dy ditë më parë.

Postuar: 23/10/2018 - 11:18

Ditën e sotme po zhvillohet seanca për masën e sigurisë për Redi Popesku.

Postuar: 23/10/2018 - 11:12

Nuk janë të pakta rastet kur prostitutat dhunohen nga tutorët apo edhe nga klientët e tyre, kur k

Postuar: 23/10/2018 - 11:11

OSHEE, Njësia Tirana 2 bën me dije se po kryen remont, mirëmbajtje të rrjetit elektrik pjesë e fi

Postuar: 23/10/2018 - 11:04

Ditën sotme përfaqësuesi e Komisionit të Ekonomisë janë mbledhur për të diskutuar për ligjin për

Postuar: 23/10/2018 - 10:47

Gjykata e Tiranës do të japë sot në orën 11:00, masën për pronarin e lokalit "Monopol"

Postuar: 23/10/2018 - 10:38

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Ekonomisë, ku si temë dite po diskutohet projekt-ligji p