BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Ja çfarë po ndodh në Fakultetin Juridik, përfaqësuesit e “Foltores” luftë të fortë në prapaskenë për të rrëmbyer postin e dekanit dhe emëruar një ushtar të tyre

Ja çfarë po ndodh në Fakultetin Juridik,

Pasi pushtoi Partinë Demokratike pa folur ende gjykata, ish-kryeministri Sali Berisha dhe  enturazhi i tij duket se i ka vënë syrin e edhe Fakultetit Juridik të Tiranës. Sot studentë dhe stafi pedagogjik do t’iu drejtohet kutive të votimit për të zgjedhur dekanin e ri të Fakultetit të Drejtësisë, ndërkohë që gazeta “SOT” ka mësuar se përfaqësuesit e “Foltores” prej disa ditsh kanë nisur një luftë të fortë në prapaskenë, me qëllim rrëmbimin e postit të dekanit dhe emëruar një ushtar të tyre. Në garë për dekan janë Prof.Asoc.Dr. Dorina Hoxha, e cila është favorite kryesore, ndërkohë që rival i saj është Besnik Çerekja. Ky i fundit nga të gjithë njihet si avokati i Agim Llupos të akuzuarit për vrasjen e 21 Janarit, si dhe avokat i Shkëlzen Berishës, i cili është edhe zv/dekan në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Tiranës. Gjithashtu Çerekja ka qenë përfaqësuesi ligjor i Shkëlzen Berishës përballë juristit Romeo Kara, duke bërë qëpërfaqësues të “Foltores” të hidhen në sulm dhe të lëvizin gurët për tëkatapultuar kandidatin e tyre në krye të Fakultetit Juridik.

Katapultimi në krye të Fakultetit të Drejtësisë i besnikut të Berishës

Po ashtu, gazeta “SOT” ka mësuar se këto ditë ka nisur fushatë e ethshme në këtë fakultet, për ti dhënë postin e dekanit Besnik Çerekjes, ku është mobilizuar gjithë familja Berisha dhe struktura e foltores. “Penicilina” e PPSH, siç njihet Berisha pasi këtë pseudonim ka pasur në kohën e Enver Hoxhës, mësohet se është mobilizuar tërësisht në induktimin e anti-amerikanizmit nëçdo qelizë të shoqërisë kërkon të rrëmbejë dhe fakultetin Juridik. Madje këtë gjë e tregon edhe një sulm i pak ditëve më parë i ish-kryeministrit, ndaj Rektorit të Universitetit të Tiranës, duke treguar tregon qartazi se personazhi non-grata Sali Berisha nuk pyet për rregulla loje, por kërkon të zaptojë gjithçka nën ombrellën e familjes së vet. Nuk është çudi nëse në momentin që ushtari i tij të humbë zgjedhjet ai të turret me ushtrinë e tij të jeniçerëve me komandant Mulin në krye për të shqyer dyert e fakultetit, ashtu siçbëri me Partinë Demokratike. Ky uzurpator i paskrupullt nuk e ka për gjë të sulmojë këdo që bëhet barrikadë përballë interesave të tij obskure. “Penicilina” është pjella më e nëmur e sekretarëve të partisë që griste pantallonat e studentëve me gërshërë pasi shkelej vija e Partisë së Punës. Për sa kohë produkte të tilla që i kanë dhuruar këtij vendi veç katastrofa të lejohen të dhunojnë, plaçkisin apo dhe nëpërkëmbin zërin qytetar dhe institucional, Shqipëria do vazhdojë të mbetet peng i tranzicionit të udhëhequr nga ky Xhenghis Khan i dhunshëm dhe harbut. Megjithatë, pavarësisht këtyre tentativave dhe luftës së fortë në prapaskenë, një gjëështë e sigurtë se intelektualizmi do të triumfojë mbi kulisat dhe se Prof.Asoc.Dr. Dorina Hoxha, pa dyshim që do të zgjidhet Dekane e Fakultetit Juridik, duke triumfuar mbi kandidatin e “Foltores”, Besnik Çerekja.

Ja kush është Dorina Hoxha, dekania e ardhshme e Fakultetit Juridik

Dorina Hoxha ka përfunduar studimet e larta në Drejtësi në Universitetin e Padovës (Itali) në 2004 (Doktor në Jurisprudencë). Në 2008 ka përfunduar studimet master të nivelit të dytë LL.M në Itali. Temën e masterit si kërkuese shkencore e ka përfunduar pranë PAMECA-s në 2007. Në 2008 ka punuar si eksperte ligjore në programin “Shteti ligjor” një projekt i USAID-it, me detyra kryesore si koordinimi i ndihmës teknike në gjykata pilot duke përshirë edhe zbatimin e reformës ligjore. Në 2013 ka marrë gradën shkencore “Doktor” me një temë në të drejtën penale, duke analizuar lidhjen e kohës dhe veprës penale. Ajo ka fituar gradën shkencore “Profesor i asociuar” në 2016 dhe është bashkautorënë publikime të ndryshme si “E drejta penale, Pjesa e përgjithshme”, një libër i detyrueshëm në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Mbi 15 vjet ajo jep leksione në lëndën “E drejta penale, Pjesa e përgjithshme”. Ajo është avokate në çështjet civile dhe penale me një eksperience mbi 15 vjet dhe në vitin 2019 ajo ka fituar çmimin “Toga e artë” nga Shoqata e Avokatëve Penalistë. Ajo është autore e disa artikujve shkencorë brenda dhe jashtë vendit. Kujtojmë që pak ditë më parë, pedagogia e nderuar, Dorina Hoxha ka bërë thirrje në rrjetet sociale që të votojnë kandidaturën e saj për Dekane të Fakultetit Juridik.“Nëse je një prej atyre njerëzve që beson tek rezultatet që vijnë përmes punës, ideve të reja, pasionit, përkushtimit dhe realizimit të interesit të përbashkët për të rimodeluar Fakultetin e Drejtësisë, në 26 maj duhet të votosh Prof. Asc. Dorina Hoxha. Nuk ka rëndësi nëse je student apo Profesor, e rëndësishme është të besosh dhe bëhesh pjesë aktive e ndryshimit, përmes votës . Përfaqësuese e denjë e vlerave më të larta njerëzore dhe akademike, si dhe shembulli më i mirë i energjisë së pashterueshme dhe frymëzimit. Për një Fakultet model, për përmbushjen e çdo objektivi të premtuar dhe për një frymë të re dhe bashkëpunuese, me bindje të plotë të votojmë Prof. Asc. Dorina Hoxha si Dekane të ardhshme të Fakultetit të Drejtësisë. Zgjidh zgjuar sot që të dalësh i fituar nesër! Suksese Dorina Hoxha”, shkruan zonja Hoxha.