BREAKING NEWS

Hyri nga pika kufitare e Qafë Botës dhe u dërgua menjëherë në Tiranë pas dyshimeve për koronavirus, dalin përgjigjet e analizave për 15-vjeçarin afgan

Hyri nga pika kufitare e Qafë Botës dhe u dërgua
x

Aktualitet

“Ja kush janë fytyrat e vërteta të Saliut, Ilirit, Lulit dhe Edit”, Artan Hoxha publikon videon tronditëse dhe lëshon paralajmërimin ‘bombë’: I kanë duart me gjak! Do t’iu kallin datën!

“Ja kush janë fytyrat e vërteta të Saliut, Ilirit, Lulit

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka kujtuar sot 21 janarin e 9 viteve më parë ku mbetën të vrarë në bulevard 4 persona.

 Teksa nxjerr videon e ekzekutimit të njërit prej tyre Hoxha nuk kursehet ndaj politikanëve shqiptarë, të cilët i akuzon si fajtorët kryesorë dhe dora e zezë që kreu krimin e rëndë, të cilët nqs nuk i ndëshkon drejtësia, me siguri ndëshkimin do e marrin në botën e përtejme.

Postimi i plotë:

Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe Aleks Nika...

Mbeten perjete te vetmit deshmore ne Bulevardin “Deshmoret e kombit”. Viktima te pafajshme te shtetit Shqiptar, qe duhej te ishte aty per ti mbrojtur jetet tuaja por ne fakt beri te kunderten.

Ne 30 vite postkomunizem, nuk di masaker me te dokumentuar, me ze e figure, se ky krim shteteror, dhe deshtim me te turpshem te drejtesise per te ndeshkuar autoret e ketij krimi.

Kater jete te pafajshmish u ekzekutuan pa pike meshire ndersa protestonin me duar ne xhepa para godines me te mbrojtur te vendit.

I urdheruar nga zyra e njeriut me te fuqishem te shtetit dhe i ekzekutuar nga oficeret me te larte drejtues te Gardes se Republikes, te veshur me uniformen e shtetit shqiptar, te armatosur me armet e shtetit shqiptar, te paguar nga parate e shqiptareve, moren jeten e kater bashkekombasve te tyre.

Nente vite me pas asgje nuk ka ndryshuar nga ajo e premte e zeze e 21 janarit 2011, tmerresisht dhe paturpesisht asgje.

Jane po te njejtet lider politike edhe me te korruptuar se ate pasdite te zymte, qe thjeshte kane nderruar pozicionet drejtuese ne krye te ketij vendi.

Jane po ata te pandeshkuar kurre per masakren qe shkaktuan faqe gjithe shqiptareve, qe sot premtojne lufte kunder korrupsionit politik dhe drejtesi per te gjithe.

Jane po ata, me kostumet e sperkatura me gjakun e shqiptareve, me duart e zhytura ne krim e vrasje. Jane po ata qe urdheruan tu vrasin per tu bere shembull qe askush prej nesh mos guxonte te protestonte perballe asaj godine.

Jane po ata qe terhoqen kembezen e automatikut, qe krimin e tyre u munduan tia faturojne xhaxhait me cader, qe bene cdo gje per te fshehur gjurmet dhe provat e krimit.

Jane po ata, te pafytyre qe u premtuan drejtesi, dhe nuk ua dhane kurre.

Jane te njejtet qe edhe kete dite do te bejne te njejten maskarade qe kane bere per 9 vite me radhe ne bulevardin “Deshmoret e kombit”. Qe ne vend te llogarise per premtimin e pambajtur, do tia hedhin fajin tjeterkujt, prokurorit qe nuk hetoi, gjykatesit qe nuk dha drejtesi, duke shpresuar qe minutat dhe oret e kesaj dite te kalojne sa me shpejt, qe tu heqin qafe duke u percjelle me duar ne shpatulla sa me pare te jete e mundur.

Ziver, Hekuran, Faik dhe Aleks, sot ju me jetet tuaja te humbura tragjikisht, jeni bere barre e rende per ata qe i kane duart e lyera me gjakun tuaj, dhe per ata qe premtuan se do ti ndeshkonin vrasesit.

Ju jeni aty, ne ate bulevard si statuja mermeri qe tregojne me gisht kush jane vrasesit dhe shkaterruesit e ketij vendi. Deri sa drejtesia per jetet tuaja te vendoset, shpirterat tuaj nuk do te prehen te qete.

Ata do tu shfaqen naten ne gjume, do tu kallin daten, lidereve burracake dhe frikacake, te korruptuar deri ne palce, qe per te mbrojtur karrigen e pushtetit, apo per ta fituar ate, ju sakrifikuan si kurban ne vendin e shenjte.

Per 9 vite me radhe nuk jemi lodhur se treguari se kush ju vrau dhe si u mundua ti lante duart nga gjaku juaj.

Se kush i mashtroi dhe i genjeu me premtime boshe dhe lote krokodili, femijet tuaj te mbetur jetime, grate, nenat, motrat dhe vellezerit tuaj, se nuk do linte gur pa levizur deri sa drejtesia te ndeshkonte vrasesit.

Kur kane kaluar plot 9-te vite nga ajo e premte e zymte janari, sepaku ju, familjet tuaja, bashkekombasit tane, por dhe gjithe bota mbare, nuk ka piken e dyshimit se kush ju masakroi mbi ate bulevard.

E ndersa vitet pa ju kalojne si pa u ndjere, shpresa se vrasesit do te ndeshkohen, duket dhe me e zbehte.

Por se paku shqiptaret ne cdo 21 janar do tu kujtojne si xhenazeja e mbetur ne pragun e deres se kesaj elite politike, si maskaralleku dhe ndyresia me e madhe qe ata i kane bere popullit te vet...

Prandaj cdo 21 janar, shqiptaret nuk do tu harrojne, perkundrazi do tu kene ne kujtese si deshmore te protestes popullore kunder korrupsionit politik.

Ndersa ata “larte”, nuk do te gjejne derman deri sa drejtesia te shkoj ne vend.

Edhe nese i shpetojne ndeshkimit ne kete bote, zoti do tua rezervoje nje “surprize” per shpirtrat e tyre ne boten e pertejme.

Ziver, Hekuran, Faik dhe Aleks, sido te shkoje, jetet tuaja nuk shkuan dem, ato sherbyen per tu treguar shqiptareve se kush jane fytyrat e verteta te Saliut, Ilirit, Lulit dhe Edit.

Pavarsisht se 9 vite me pas, Iliri, nga zv-kryminister dhe minister i dorehequr, i kapur me bllok me dore, eshte president i vendit.

Luli, nga minister i brendshem sot eshte kryetar partie dhe lideri i opozites.

Saliu, nga kryeminister, eshte duke shijuar pensionin nga Facebook-u i tij.

Kurse prijesi i protestes tuaj, ai qe u thirri ne shesh ate te premte janari, prej 7 vitesh po shijon frytet e te qenit kryeminister dhe njeriu me i fuqishem ne vend. Sigurisht edhe per merite te gjakut tuaj te derdhur ne bulevard, duke vazhduar te premtoje se nje dite vrasesit do te dalin para drejtesise.